Shqipëria pret medaljen e artë, Valiev kualifikohet në finalen e Botërorit
Mundësi i Shqipërisë, Chermen Valiev është kualifikuar në ...

Në futbollin europian ka gjithmonë histori të reja për t’u ndjekur, dhe një nga më të spikaturat aktualisht lidhet me një emër që po fiton shpejt hapësirë në skenën e madhe: Vasilije Adzic. I lindur më 12 maj të vitit 2006 në Mal të Zi, ai u rrit në një periudhë kur futbolli italian po përballej me skandalin e njohur si “Calciopoli”, ndërsa më vonë Italia do të shpallej kampione bote.
Ndërkohë, në vendin e tij, Adzic do të hidhte hapat e parë te klubi lokal Polet Stars, për të kaluar më pas te Buduçnost, ku shfaqi talentin e tij të hershëm. Në gusht të vitit 2022 ai debutoi në ekipin e parë dhe shënoi menjëherë, një sinjal i qartë për aftësitë e tij të spikatura.
Fillimisht i aktivizuar si mesfushor, Adzic tregoi një aftësi të veçantë për të qenë vendimtar pranë portës, duke kombinuar vizionin në lojë me sensin e golit. Ky profil e bëri atë shpejt objektiv të skautëve të Juventusit, të cilët e afruan në Itali verën e vitit 2024, për një shumë prej afërsisht 4 milionë eurosh, duke përfshirë edhe bonuset.
Transferimi i tij ishte menduar për skuadrën e të rinjve, me të cilën ai zhvilloi dhjetë ndeshje dhe realizoi katër gola. Megjithatë, trajneri Thiago Motta e pa të gatshëm për nivele më të larta dhe i dha shpesh mundësinë të stërvitej e të aktivizohej me ekipin e parë. Debutimi në Serinë A erdhi në tetor, në përballjen ndaj Lacios.
Vlerësimet pozitive nuk kanë munguar. Mota e ka cilësuar si lojtar të përshtatur për skuadrën e madhe, ndërsa trajneri aktual Igor Tudor ka theksuar se klubi po punon me të prej gjashtë muajsh, duke vlerësuar teknikën, shpejtësinë, fuqinë fizike dhe përkushtimin e tij.
Në Mal të Zi krahasimet shkojnë deri te emra si Milinkoviç-Saviç apo Kevin De Bruyne, edhe pse vetë Adzic ka deklaruar se idhujt e tij janë Lionel Mesi dhe Zinedin Zidan.
Në verë pati zëra për një kalim të mundshëm te Palermo, por lojtari vendosi të qëndrojë për të luftuar për një vend në skuadrën e parë të Juventusit. Vendim që tashmë duket i drejtë, sidomos pas golit vendimtar në Derbin e Italisë ndaj Interit, ku Adzic shënoi golin e katërt në fitoren 4-3 të bardhezinjve, duke lënë gjurmë në një nga ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit italian.
Karriera e tij ndërkombëtare ka nisur gjithashtu me hap të mbarë. Ai ka debutuar me përfaqësuesen e Malit të Zi dhe ka gjetur golin në një miqësore, duke u konsideruar tashmë si një nga figurat më premtuese të futbollit malazez pas Stefan Jovetiç. Drejtori sportiv i Buduçnost, Andrija Delibasiç, e ka quajtur atë “gjënë më të bukur që i ka ndodhur futbollit malazez në 15 vitet e fundit”.
Në këtë fazë të sezonit, Juventus e sheh si një element që mund të sjellë freski dhe cilësi. Me problemet fizike të Kosensaos dhe formën e luhatshme të Kopmainers, trajneri Tudor po mendon seriozisht t’i japë Adzic një vend titullari në sfidën e ardhshme të Champions League kundër Borussia Dortmund.
Mundësi i Shqipërisë, Chermen Valiev është kualifikuar në ...
Manuel Neuer ka konfirmuar se nuk do të rikthehet më në ko...
Atalanta arriti fitoren e parë në këtë sezon të Serie A du...
Armando Broja debutoi këtë sezon në Premier League me fane...
Inter ka regjistruar një nga nisjet më të dobëta të sezoni...
Kombëtarja U-15 do të luajë dy ndeshje miqësore kundër Mal...
Torino mori fitoren e parë në Serie A këtë sezon duke mpos...
Anis Mehmeti u dallua në fitoren 0-3 të Bristol Cityt në f...
Napoli fitoi 3-1 ndaj Fiorentinës, në duelin e vlefshëm pë...
Vllaznia ka marrë një fitore të thellë 4-1 ndaj Partizanit...
Partizani u mposht 4-1 nga Vllaznia, në sfidën e javës së ...
Në Superiore, u luajtën këtë të shtunë tre ndeshje, të vle...
Vllaznia arriti një fitore të thellë 4-1 ndaj Partizanit, ...
Bayern Munich arriti një fitore të thellë 5-0 ndaj Hamburg...
Juventusi fitoi 4-3 ndaj Interit në një “Derby d’Italia” s...
Borussia Dortmund regjistroi fitoren e dytë radhazi në Bun...
Real Madrid arriti fitoren e katërt radhazi në La Liga. Ma...
Tirana dhe Flamurtari duhet të presin për fitoren e parë n...
Katër ndeshjet e javës së tretë në Kategorinë e Parë, regj...
Rafael Leao do të mungojë përsëri për Milanin, duke shtyrë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...