web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Mesfushori del lojtar i lirë, drejt rikthimit në Superiore te skuadra e kryeqytetit

8 Gusht 2024, 15:39, Sport CNA

ZYRTARE/ Mesfushori del lojtar i lirë, drejt rikthimit në Superiore te

Ennur Totre është larguar zyrtarisht nga Shkëndija e Tetovës. Njoftimi zyrtar ka ardhur nga vetë klubi tetovar, që bën të ditur se bashkëpunimi mes palëve është mbyllur, me lojtarin që del i lirë në merkato.

Totre ishte një nga lojtarët më të spikatur te Tirana në sezonin 2021-2022, çka solli edhe transferimin e tij në Ukrainë te Vorskla Poltava.

Sipas mediave shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Totre do të rikthehet te luajë në Superiore. Mesfushori është shumë afër firmës me skuadrën e Dinamos.

Orët e ardhshme do të jenë vendimtare, duke ditur se kryeqytetasve u është bllokuar edhe merkatoja nga FSHF-ja.





Lajmet e fundit nga