Shtatori i superderbit të Milanos dhe i përplasjeve mes të mëdhenjve në Serinë A ekskluzivisht në Tring Sport
Seria A ka nisur dhe shtatori do të jetë një spektakël i v...

Klaus Gjasula ka marrë vendimin për t’u tërhequr nga Kombëtarja shqiptare. Mesfushori ka biseduar me trajnerin Silvinjo dhe stafin teknik, duke i komunikuar vendimin e tij.
Gjasula numëron 29 ndeshje me Kombëtaren, duke debutuar më 7 shtator 2019 në ndeshjen Francë-Shqipëri, ndërsa ishte pjesë e Shqipërisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”, aty ku gjeti edhe rrugën e rrjetës për herë të parë me fanellën kuqezi në sfidën e paharrueshme Kroaci – Shqipëri, që përfundoi në barazim 2-2.
Sakaq, me anë të një postimi në rrjetet sociale futbollisti ka bërë të ditur vendimin e tij, duke u shprehur se për të ka qenë gjithmonë një ëndërr të luante dhe të përfaqësonte denjësisht Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, ndërsa shton se është vendimi i duhur për t’u hapur rrugën të rinjve.
“E kisha ëndërruar gjithmonë të luaja me Kombëtaren dhe e realizova. Isha në një Europian, shënova një gol dhe u ndjeva njeriu më i lumtur. Nëse kthej kokën pas, kam plot momente të bukura me fanellën kuqezi, që nga grumbullimi i parë, te ndeshja debutuese ndaj Francës në “Stade de France” dhe tek ajo e fundit ndaj Kroacisë në Europian. Edhe kur e mendoj tani ende dridhem nga emocionet.
Gjithsesi, me ftohtësi kam gjykuar dhe kam marrë vendimin për t’u tërhequr nga Kombëtarja. Është vendimi i duhur për t’u hapur rrugën të rinjve, që Kombëtarja jonë fatmirësisht ka shumë. Unë e realizova ëndrrën time dhe tani është koha për të tjerë që ta plotësojnë dhe ta jetojnë atë ëndërr.
Pas pesë vitesh do të kem mundësinë të vij në stadium dhe ta mbështes Kombëtaren tonë si tifoz. I jam falënderues Zotit, familjes time dhe të gjithë njerëzve që më kanë qëndruar pranë në çdo moment dhe kanë besuar tek unë.
Në veçanti dua të falënderoj edhe Federatën Shqiptare të Futbollit, Presidentin Armand Duka, trajnerët më të cilët kam punuar, Edoardo Reja dhe Sylvio Mendes Campos Junior, stafin teknik të Kombëtares dhe të gjithë bashkëlojtarët që ndamë këtë rrugëtim, që për mua është më i veçanti.
Sukseset e arritura nuk do të ishin të mundura pa tifozët më të mirë në botë, ata të cilët na kanë mbështetur gjithmonë, si në humbje, fitore apo barazim. Faleminderit nga zemra të gjithë tifozëve kuqezi. Për mua ishte nder dhe krenari të vishja fanellën e Kombëtares!” – shkruan Klaus Gjasula.
Seria A ka nisur dhe shtatori do të jetë një spektakël i v...
Është ndarë nga jeta futbollisti uruguaian, Juan Izquierdo...
Barcelona triumfoi me përmbysje ndaj Rayo Vallecano, me re...
Dinamo ka njoftuar pezullimin e trajnerit Dritan Mehmeti. ...
Java e tretë e Superiores, do të luhet e ndarë në dy ditë,...
Cristiano Ronaldo mund të punojë sërish me trajnerin Zined...
Dani Olmo është regjistruar në La Liga si një lojtar i Bar...
Wojciech Szczesny e ka mbyllur me futbollin e luajtur. Por...
Asgjë nuk është mbyllur sa i takon kalimit të Armando Broj...
Sulmuesi kuqezi, Sokol Cikalleshi, vendosi pak kohë më par...
Ante Rebic është lojtari më i ri i Lecce-s. Sulmuesi rikth...
Klubi i Laçit ka bërë një afrim të bujshëm në merkato. Kur...
Meritan Shabani nuk do të transferohet te Partizani. Klubi...
Juventusi ka bërë një goditje të dyfishtë në merkato. “Zon...
Gola, raste dhe spektakël! Elbasani triumfoi pastër ndaj T...
Milan Skriniar ka vendosur të largohet nga PSG-ja dhe do t...
Bylis triumfoi 1-0 ndaj Dinamos, në një ndeshje me fund dr...
James Rodriguez është lojtari më i ri i Rayo Vallecano. Kl...
Ndonëse mungon zyrtarizimi, Ilir Daja, duket se e ka mbyll...
Aleksandar Veselinovic, do të jetë trajneri i Partizanit. ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...