web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pritjes i vjen fundi, Barcelona regjistron Olmon

27 Gusht 2024, 16:53, Sport CNA

Pritjes i vjen fundi, Barcelona regjistron Olmon

Dani Olmo është regjistruar në La Liga si një lojtar i Barcelonës. Pritjes i ka ardhur fundi dhe ylli spanjoll mund të bëjë debutimin e tij me fanellën e katalanasve.

Barcelona luan mbrëmjen e kësaj të marte me Rayo Vallecano-n dhe kjo mund të jetë ndeshja debutuese për Olmon.

Fantazisti u transferua para pak javësh nga Leipzig për 60 milionë euro, por nuk regjistrohej dot, për shkak të problemeve financiare të klubi spanjoll.

Gjithçka duket se është zgjidhur pas dëmtimit të Christensen dhe Olmo është grumbulluar me ekipin për ndeshjen e La Liga-s.  





Lajmet e fundit nga