web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Futbolli në zi/ Ra pa ndjenja në fushë, ndahet nga jeta lojtari 27-vjeçar

28 Gusht 2024, 10:53, Sport CNA

Futbolli në zi/ Ra pa ndjenja në fushë, ndahet nga jeta lojtari

Është ndarë nga jeta futbollisti uruguaian, Juan Izquierdo. Futbollisti 27-vjeçar i Nacional u shua pas pesë ditëve në spital. 

Qendërmbrojtësi i skuadrës nga Montevideos ishte rrëzuar pa ndjenja në fushën e lojës gjatë ndeshjes kundër Sao Paulos për 1/16-ën e Copa Libertadores. Ai mori ndihmën e parë mjekësore nga stafet e ekipeve përkatëse dhe u transportua me urgjencë në spital, aty ku humbi edhe jetën.

Futbolli uruguaian është në zi teksa skuadra e figura të shumta sportive nga e gjithë bota kanë shprehur ngushëllimet e tyre për klubin Nacional dhe familjarët e të ndjerit.





Lajmet e fundit nga