web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet gjendja e Brozoviçit pas dëmtimit, ja kush pritet ta startojë nga minuta e parë ndeshjen ndaj Leçes mes kroatit dhe Asllanit

7 Gusht 2022, 12:33, Sport CNA

Mesfushori i Interit, Marselo Brozoviç, mungoi në ndeshjen e fundit miqësore që zikaltrit zhvilluan ndaj Viçenzës për shkak të një dëmtimi, i cili bëri që vendin e titullarit në mesfushën e zikaltërve ta merrte Kristjan Asllani. Por duket se dëmtimi i kroatit nuk duket të jetë shqetësues dhe pritet që ai të rikthehet në formacion javën e ardhshme ndaj Leçes në kampionat.

Sipas raportimeve nga “La Gazzetta dello Sport”, stafi mjekësor i Interit e ka vlerësuar gjendjen fizike të kroatit dhe ka vendosur që dëmtimi i pësuar nga ana e tij është shkaktuar thjesht nga një lodhje fizike.

Në këto kushte me Brozoviçin titullar pritet që mesfushori i Kombëtares të ketë minuta në pjesën e dytë të sfidës për të bërë debutimin e tij me fanellën e Interit në Serinë A.





Lajmet e fundit nga