Katër gola dhe spektakël, Fulhami dhe Liverpuli ndajnë pikët në javën e parë të Premier Ligës

6 Gusht 2022, 15:47, Sport CNA
Katër gola dhe spektakël, Fulhami dhe Liverpuli ndajnë pikët

Është mbyllur në barazim 2-2, sfida mes Fulhamit dhe Liverpulit, e vlefshme për javën e parë të Premier Ligës. Një duel emocionues ai i zhvilluar në “Craven Cottage”, ku nuk mungoi spektakli.

Mitrovic hapi serinë e golave në minutën e 32-të, teksa pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të vendasve. Në minutën e 64-t, Liverpuli gjeti baraspeshën me Nunjez, i cili u hodh nga stoli në të 51-të, teksa 13 minuta i mjaftuan për të shënuar golin e parë në kampionat me skuadrën e Klopit.


Gjithsesi vendasit e Fulhamit nuk u dorëzuan dhe në minutën e 72-të, ishte Mitroviç, që shndërroi në gol penalltinë e fituar pas një dueli me Van Dajk.


Për të shmangur disfatën në javën e parë mendoi Salah që në minutën e 80-të, vulosi shifrat në 2-2. Në sfidën e radhës Liverpuli do të presë Kristal Palasin në shtëpi!

FT: FULHAM 2-2 LIVERPUL

Mitroviç 32′, (P) 72′ / Nunjez 64′, Salah 81′

 

Lajmet e fundit nga