web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vjen zyrtarizimi, Nevil Dede merr drejtimin e klubit të njohur shqiptar

5 Qershor 2023, 14:21, Sport CNA

Nevil Dede është trajneri më i ri i AF Elbasanit. Pas ngjitjes në Kategorinë e Parë, klubi verdheblu ka vendosur t’i besojë drejtimin një tekniku me eksperiencë si Dede.

Objektivi i Elbasanit është ngjitja në Superiore dhe këtë do ta tentojnë me trajnerin 48-vjeçar në stol.

Në merkato priten gjithashtu afrime të rëndësishme nga Elbasani.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Nevil Dede trajner i Elbasanit. Ju njoftojmë zyrtarisht se Nevil Dede do të jetë "timonieri" i ekipit verdheblu për sezonin e ardhshëm.

Prezantimi i trajnerit Dede do të zhvillohet të mërkurën në orën 13:00 në ambientet e stadiumit "Elbasan Arena".





Lajmet e fundit nga