web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Situatë e çuditshme! Lojtari “vjedh” penalltinë, trajneri nuk e pranon dhe jep dorëheqjen

15 Tetor 2024, 18:28, Sport CNA

VIDEO/ Situatë e çuditshme! Lojtari “vjedh”

Një situatë kaotike u regjistrua në kampoionatin argjentinas, në ndeshjen mes Dogoy Cruz dhe San Lorenzo, e cila u mbyll në barazim 1-1.

Kur në minutën e 94-të gjyqtari akordoi një penallti për San Lorenzon, menjëherë ish-lojtari i Athletic Bilbaos, Iker Muniain, ekzekutuesi i caktuar i penalltisë, mori topin në dorë për të tentuar të shënonte golin e fitores. Por në atë moment erdhi sulmuesi Francisco Fydriszewski, i cili mori topin dhe vendosi të provonte një “parabolë” që u bllokua nga portieri kundërshtar.

Një tjetër rast i “mosbindjes” gjatë një penalltie, ku lojtarët shkelin urdhrat e trajnerit dhe veprojnë sipas kokës së tyre duke shkaktuar një katastrofë, ashtu siç ndodhi gjatë ndeshjes Fiorentina-Milan, ku fillimisht Theo dhe më pas Abraham morën përsipër të ekzekutonin penalltitë, duke shpërfillur urdhrat e trajnerit Fonseca, i cili kishte caktuar Pulisic si ekzekutues të penalltive.

Në ndryshim nga trajneri portugez i Milanit, trajneri i San Lorenzos, Leandro Romagnoli, nuk e pranoi atë që ndodhi dhe të nesërmen dha dorëheqjen me efekt të menjëhershëm. Që në pasndeshje ai foli me zhgënjim për episodin: “Nuk mund të hyj në kokat e lojtarëve dhe, nëse do të dija çfarë po përgatiteshin të bënin, padyshim që do t’i ndaloja. Duhet të kuptojmë situatën dhe mbi të gjitha klubin që përfaqësojmë.”





Lajmet e fundit nga