web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fitore me pasoja, Silvinjo humb sulmuesin për ndeshjen e radhës

15 Tetor 2024, 13:50, Sport CNA

Fitore me pasoja, Silvinjo humb sulmuesin për ndeshjen e radhës

Mirlind Daku nuk mund të llogaritet nga trajneri Silvinjo për sfidën e radhës. Sulmuesi do të mungojë për ndeshjen e parë të muajit nëntor ndaj Çekisë në “Air Albania”.

Pavarësisht se ndaj Gjeorgjisë u fut nga stoli, lojtari sërish u ndëshkua me karton të verdhë, në minutën e 77-të.

Në këtë mënyrë Daku plotëson numrin dy kartonëve të verdhë dhe për sfidën e radhës do të jetë i pezulluar. Mbetet të shihet nëse Silvinjo do ta grumbullojë futbollistin vetëm për duelin me Ukrainën apo në vend të tij do të preferojë  një tjetër sulmues.





Lajmet e fundit nga