web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTO/ Supergoditja e Egnatia-s, firmos me mbrojtësin e Kombëtares

15 Tetor 2024, 10:49, Sport CNA

FOTO/ Supergoditja e Egnatia-s, firmos me mbrojtësin e Kombëtares

Egnatia ka njoftuar këtë të martë afrimin më të ri në skuadrën e Rrogozinës. Frederic Veseli është lojtari më i ri i skuadrës së Egnatia-s.

Këtë lajm e kanë bërë publik vetë kampionët në fuqi të Shqipërisë përmes rrjeteve sociale, ku theksojnë se kanë firmosur deri në 2026-ën me mbrojtësin e kombëtares shqiptare të futbollit.

“Egnatia njofton se ka firmosur kontratë deri në 2026-ën me qendërmbrojtësin e kombëtares shqiptare Frederic Veseli. I formuar te Manchester United, 31-vjeçari është një vlerë e shtuar e klubit tonë dhe Superligës”-shkruhet ndër të tjera në postimin e klubit rrogozhinas.

31-vjeçari shqiptar ishte pa skuadër që nga një korriku 2024, pasi përfundoi eksperiencën me Karagumruk në Turqi.

Me Egnatian do të jetë eksperienca e parë e Veselit në Shqipëri, me mbrojtësin që në karrierën e tij ka qenë pjesë e klubeve si Manchester City e United në Angli apo Empoli në Itali, por ka luajtur edhe për shumë skuadra të tjera edhe në Francë, Zvicër e Turqi./CNA

FOTO/ Supergoditja e Egnatia-s, firmos me mbrojtësin e Kombëtares
Postimi i Egnatia-s




Lajmet e fundit nga