web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Liga e Kombeve, Kosova kërkon të ruajë pathyeshmërinë ndaj Qipros

15 Tetor 2024, 10:30, Sport CNA
Liga e Kombeve, Kosova kërkon të ruajë pathyeshmërinë
Kosova

Kosova mbyll këtë të martë takimet e tetorit në Ligën e Kombeve, me “dardanët” që në orën 20:45 do të përballen me Qipron në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Skuadra e trajnerit Franco Foda vjen në këtë përballje pas fitores 1-2 në transfertën e Lituanisë dhe qëllimi është ruajtja e ecurisë pozitive.

Ndërsa rivalët e “dardanëve” në këtë ndeshje vijnë në Prishtinë pas rezultateve negavite dhe aty kërkojnë të bëjnë kthesën.

Nëse do t’u referohemi statistikave të përballjeve mes këtyre dy skuadrave, Kosova rezulton e pathyeshme në tre takimet që ka zhvilluar me Qipron.

Tre herët që këto dy skuadra janë vënë përballë, Kosova jo vetëm ka triumfuar, por edhe ka bindur me fitoret.

“Dardanët” kanë fituar me rezultatet 2-0, 5-1 dhe 0-4 ndaj qipriotëve, rezultate këto goxha bindëse.

Këtë të martë Kosovës i takon që të ruajë trendin pozitiv, për të marrë një tjetër fitore ndaj Qipros dhe për të ndezur më tej festën e tifozëve./CNA





Lajmet e fundit nga