web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ultrasit e Gjeorgjisë sulmojnë tifozin e Shqipërisë

14 Tetor 2024, 15:52, Sport CNA
Ultrasit e Gjeorgjisë sulmojnë tifozin e Shqipërisë
Foto ilustruese

Ndeshja mes Gjeorgjisë dhe Shqipërisë, nuk pritet të jetë e qetë, sa i përket tifozëve.

Ditën e diel, ka pasur edhe një incident, të ndodhur në Tbilisi. Sipas “Tv Klan”, ultrasit e Gjeorgjisë, kanë sulmuar një prej tifozëve të Shqipërisë.

Emri i tifozit nuk dihet ende, por pritet të bëhet i ditur në vijim. Për shkak të goditjeve të marra, tifozi ka përfunduar në spital.

Sa i përket mbështetjes së Shqipërisë, në stadium pritet të jenë rreth 500 tifozë kuqezi.





Lajmet e fundit nga