web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Liga e Kombeve/ Renditja dhe kalendari, çfarë e pret Shqipërinë në muajin nëntor?

15 Tetor 2024, 11:35, Sport CNA
Liga e Kombeve/ Renditja dhe kalendari, çfarë e pret
Kombëtarja

Pas disfatës ndaj Republikës Çeke, kombëtarja shqiptare e futbollit ia doli të bëjë kthesën dhe triumfoi ndaj Gjeorgjisë mbrëmjen e së hënës.

Pas mbylljes së ndeshjeve të tetorit në Ligën e Kombeve, Shqipëria renditet në vendin e tretë të Grupit 1 në Ligën B, me gjashtë pikë, po aq sa Gjeorgjia e vendit të dytë dhe një pikë më pak se Çekia e vendit të parë.

Liga e Kombeve/ Renditja dhe kalendari, çfarë e pret
Renditja, Burimi: Flashscore

Gjatë muajit nënton, Kombëtarja do të zbresë sërish në fushën e lojës, me “kuqezinjtë” që do të luajnë dy takime në shtëpi, në stadiumin “Air Albania”.

Më 16 nëntor në orën 20:45 Shqipëria do të përballet me Republikën Çeke, ndërsa më 19 nëntor po në orën 20:45 do të ndeshet me Ukrainën, me të dyja ndeshjet që pritet të jenë shumë të luftuara, duke ditur konkurrencën e madhe mes skuadrave të këtij grupi./CNA

Liga e Kombeve/ Renditja dhe kalendari, çfarë e pret
Kalendari Burimi: Flashscore




Lajmet e fundit nga