LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Partizani zhgënjen sërish, Teuta fiton në kryeqytet

26 Janar 2023, 17:52, Sport CNA

VIDEO/ Partizani zhgënjen sërish, Teuta fiton në kryeqytet

Partizani ka regjistruar ndeshjen e tretë radhazi pa fitore në kampionat. Të kuqtë u mposhtën nga Teuta me rezultatin 0-2, në ndeshjen e zhvilluar në kryeqytet, të vlefshme për javën e 18-të në Abissnet Superiore.

Partizani u ndëshkua nga dy ish-lojtarë, me Albion Markun që shënoi të parin në minutën e 40-të dhe Kallaku që shënoi në minutën e 64-t.

Me këtë fitore, Teuta i largohet vendin e fundit dhe ngjitet në vendin e shtatë me 21 pikë, ndërsa Partizani mbetet në vendin e dytë me 30 pikë.

Lajmet e fundit nga