web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Valduci jep skemën kundër Andorrës: Do të luajmë me 4 sulmues

10 Nëntor 2025, 12:21, Sport CNA

Valduci jep skemën kundër Andorrës: Do të luajmë me 4

Anëtari i bordit drejtues të Skënderbeut, Adriano Valduci, ka vazhduar të mbajë qëndrime të forta, të drejta dhe të japë skemat e tij spektakolare, të cilat i sigurojnë fitoren Kombëtares kuqezi.

I pyetur nga CNA, Adriano Valduci ka theksuar se këtë herë nuk ka dashur të japë skemën për Andorrën, sepse është një ekip i dobët, por duke parë se këta nuk kanë shumë këllqe, Valduci ka nxituar të thotë skemën e tij.

“Duhet të luajmë 2-5-4. Kjo është e sigurt. Me 4 sulmues, për t’i shkatërruar dhe me një qëllim tjetër, që të trembim anglezët. Të kenë frikë, t’i fusim në ‘vrimë të miut’. Se ju thonë luanë, por ata për ne duhet të jenë minj.”

“Për skemën time, kontaktova edhe me presidentin e FSHF-së, Armand Dukën, por ky i fundit nuk m'u përgjigj. Në rast se nuk zbatohet dhe nuk ka fitore ndaj Andorrës, do të mbajë përgjegjësi dhe duhet të japë dorëheqjen. Atëherë beteja ime do të bëhet më e fortë dhe së bashku me Blendi Fevziun do të ecim përpara për të rrëzuar Dukën, në rast dhe nuk dëgjon e zbaton skemat që i garantojnë fitoren Kombëtares”, u shpreh Valduci.





Lajmet e fundit nga