web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga 0-2 në 2-2, Milani “fal” fitoren në Parma

8 Nëntor 2025, 22:48, Sport CNA

Nga 0-2 në 2-2, Milani “fal” fitoren në Parma

Milani nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në transfertë ndaj Parmës, në ndeshjen e javës së 11-të të Serie A.

Në “Tardini”, kuqezinjtë kaluan në avantazh me Saelemaekers në minutën e 12-të, pas një aksioni të shpejtë të nisur nga Leao. Vetëm 13 minuta më vonë, ishte sërish Leao që realizoi nga pika e bardhë, duke dyfishuar rezultatin.

Në fund të pjesës së parë, Bernabe ngushtoi diferencën me një supergol.

Në pjesën e dytë, Parma u hodh në sulm dhe arriti barazimin në minutën e 61-të me Delprato, pas një krosimi nga Britschgi. Deri në fund pati raste për të dyja skuadrat, por rezultati mbeti i pandryshuar.





Lajmet e fundit nga