web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tuchel shkarkohet nëse dështon me Arsenalin, Bayern Munich ka gati trajnerin e ri

9 Prill 2024, 11:25, Sport CNA

Bayern Munich po përballet me probleme të shumta këtë sezon dhe si fajtori kryesor për këto, shihet trajneri Thomas Tuchel.

Pas eliminimit nga Kupa dhe dështimit në kampionat, shpëtimi i vetëm për Tuchel-in, është Liga e Kampioneve.

Në rast se dështon edhe ndaj Arsenalit, shkarkimi do të ishte i pashmangshëm. Në Gjermani janë të sigurt dhe bëhet me dije se një eliminim do të sillte menjëherë shkarkimin e Tuchel-it.

Në rast lamtumire, Miroslav Klose është gati për të drejtuar ekipin deri në fund të vitit. Kjo zgjedhje emergjente shihet si e duhura për klubin, teksa kanë mbetur vetëm pak takime deri në fund të sezonit futbollistik.





Lajmet e fundit nga