web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tirana merr lajmin e keq, titullari mbyll vitin. Do t'i nënshtrohet operacionit

18 Gusht 2025, 15:31, Sport CNA

Tirana merr lajmin e keq, titullari mbyll vitin. Do t'i nënshtrohet

Tirana ka marrë një lajm shumë të keq vetëm pak ditë para nisjes së sezonit të ri. Mbrojtësi Edison Kola ka pësuar një dëmtim të rëndë.

Bëhet fjalë për një lëndim në ligamentet e gjurit dhe duhet t’i nënshtrohet operacionit, diçka që do të ndodhë në ditët e ardhshme.

Koha e rikuperimit vlerësohet të zgjasë nga 4 deri në 6 muaj. Kola pritet të mungojë deri në fund të vitit 2025.

Rikthimi i tij në fushë parashikohet në fillim të vitit 2026. Kjo mungesë është një humbje e rëndësishme për skuadrën bardheblu.





Lajmet e fundit nga