Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Elbasan/ Betonierja bie nga lartësia, dyshohet për viktima
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...

Shqipëria e vajzave U-19 luajti sot ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Skocisë, e vlefshme për raundin e dytë të Kampionatit Europian 2024. Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena” pasditen e sotme, skuadra kuqezi u mposht me rezultatin 0-3 nga Skocia.
Trajneri i Shqipërisë U-19, Kreshnik Krepi hodhi në fushë këtë formacion: Amelia Mone (GK), Rexhina Maxhalaku, Rosela Vasa, Gelda Kadiolli, Vesa Paçarizi, Xhesika Ndoj, Arlinda Kodra (C), Era Methoxha, Alesia Cinaj, Stacey Qosja, Klaudia Borci.
Fraksioni i parë i ndeshjes ishte i barabartë në lojë. Të dyja skuadrat tentuan t’i afrohen portave respektive për të gjetur avantazhin por pa sukses. Në fundin e pjesë së parë, Shqipëria pati një mundësi të mirë me Klaudia Borcin, por sulmuesja nuk goditi si duhet nga brenda zonës dhe topi u ndal nga portierja kundërshtare. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0.
Skocezet e nisin më mirë pjesën e dytë të lojës, duke marrë avantazhin në minutën e 55-të me Mcclearyn, ndërsa shënojnë edhe dy gola të tjerë në minutat 63’ dhe 69’, që duket se goditi psikologjikisht vajzat kuqezi, që e patën të vështirë të reagojnë siç duhet.
Trajneri Krepi bën tre zëvendësime gjatë kësaj pjese, duke hedhur në fushë Klevisa Ndocin, Angela Nikën dhe Natali Gjergjin në vend të Alesja Çinaj, Era Methoxhës dhe Xhesika Ndojt.
Ndeshja mbyllet me rezultatin 3-0 në favor të Skocisë, që siguron kështu vendin e parë në grup dhe ngjitjen në Ligën A për edicionin e ardhshëm kualifikues.
Vlen të theksohet se pavarësisht se nuk ia dolën të ngjiten në Ligën A, vajzat kuqezi zhvilluan një edicion kualifikues shumë të mirë duke dominuar në dy sfidat e para ndaj Qipros dhe Lihtenshtejnit dhe duke siguruar 6 pikë në dy ndeshje.
Në ndeshjen tjetër të grupit B2, që u luajt në orën 15:30 në ‘Shtëpinë e Futbollit’, Qipro mundi Lihtenshtejnin me rezultatin 5-0.
Të gjitha ndeshjet e këtij raundi të dytë të Kampionatit Europian U-19 u zhvilluan në Shqipëri, nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ndeshjet u luajtën në ‘Shtëpinë e Futbollit’ dhe në stadiumin ‘Elbasan Arena’.
Rezultatet dhe renditja në grupin B2 pas tre ndeshjeve:
Skoci 10-0 Lihtenshejn 03.04.2024
Shqipëri 3-0 Qipro 03.04.2024
Skoci 2-0 Qipro 06.04.2024
Shqipëri 7-0 Lihtenshtejn 06.04.2024
Shqipëri 0–3 Skoci 09.04.2024
Lihtenshtejn 0-5 Qipro 09.04.2024
Renditja e ekipeve pas tre ndeshjeve në grupin B2:
Skoci 9 pikë
Shqipëri 6 pikë
Qipro 3 pikë
Lihtenshejn 0 pikë
E ardhmja e Armando Brojës, vijon të mbetet e paqrtë. Sulm...
Tirana duhet të bëjë pa portierin Leo Kozi, për sfidën e a...
Trajneri korçar, Bledi Shkëmbi, zbuloi se ka qenë afër për...
Klubi i Partizanit, nëpërmjet një postimi në rrjetet socia...
Drejtori sportiv i Skënderbeut, Ardi Gjançi, foli për tran...
Pas largimit nga Roma, trajneri Jose Mourinho nuk pritet të ...
Cristiano Ronaldo, duket se nuk po kalon një moment të mir...
Bayern Munich po përballet me probleme të shumta këtë sezon ...
Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel, nuk e quan të dësht...
Mbrëmjen e kësaj të marte rikthehet magjia e Ligës së Kamp...
Specialisti i moviolës, Bukar Pregja, analizoi rastet e dysh...
Trajneri i Egnatias, foli për Mcn, pas ndeshjes ku skuadra e...
Erzeni triumfoi minimalisht ndaj Egnatias, në një sfidë spek...
Nuk prodhoi fitues sfida mes Skënderbeut dhe Tiranës, e cila...
Është mbyllur në barazim pa gola, pjesa e parë në sfidën mes...
Liverpool e ka gjetur zëvendësuesin e trajnerit, Jurgen Klop...
Duke filluar nga ora 18:00, do të luhet supersfida mes Skënd...
Sikur të mos mjaftonin problemet në kampionat, tashmë Everto...
Fenerbahce mori një vendim ekstrem për Superkupën ndaj Galat...
Pas kërkesës së disa trajnerëve, që në Europian të zgjerohet...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...