web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Teuta shijon fitoren e parë, dy kartonë të kuq në duelin me Dinamon

17 Shtator 2025, 17:24, Sport CNA

Teuta shijon fitoren e parë, dy kartonë të kuq në duelin me

Teuta arriti fitoren e parë sezonale në Superiore, duke mundur Dinamon me rezultatin minimal 1-0, në takimin e prapambetur të javës së parë.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Blerim Kotobelli në minutën e 23-të. Durrsakët mbetën me një lojtar më pak që në minutën e 16-të, kur Vidal u përjashtua me karton të kuq.

Edhe Dinamo mbeti me 10 lojtarë në minutën e 57-të, pas ndëshkimit me të kuq të Nanit.

Fitorja i dha Teutës tre pikë të rëndësishme në renditje. Skuadra durrsake ngjitet në vendin e tretë me pesë pikë. Dinamo ndodhet në vendin e shtatë me tre pikë pas kësaj humbjeje.





Lajmet e fundit nga