web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Strakosha rigjen formën, start i shkëlqyer në sezonin e ri

16 Shtator 2025, 19:55, Sport CNA

Strakosha rigjen formën, start i shkëlqyer në sezonin e ri

Thomas Strakosha është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të AEK-ut këtë sezon.

Portieri shqiptar ka mbajtur portën e paprekur gjashtë herë në nëntë ndeshje, ndërsa duke llogaritur edhe ndeshjen e Shqipërisë me Letoninë, shifra shkon në shtatë.

Pas një edicioni të vështirë vitin e kaluar, ai ka treguar përmirësim të dukshëm në formë dhe statistika. Në sfidën ndaj Levadiakos u dallua me pritje vendimtare, ndërsa kulmi i paraqitjes ishte kundër Anderlecht ku regjistroi 10 pritje.

Shifrat tregojnë një mesatare prej 3,28 gjuajtjesh të pritura për ndeshje, me 2,84 ndërhyrje të sakta. Po ashtu ka rritur ndjeshëm saktësinë e pasimeve të gjata, nga 65,6% sezonin e kaluar në rreth 70% këtë vit.

Ky progres e ka kthyer atë në një nga shtyllat kryesore të AEK-ut dhe një garanci edhe për Kombëtaren shqiptare.





Lajmet e fundit nga