Ronaldo tha se Vinicius meritonte “Topin e Artë”, Rodri i kthehet: Kur ta jepnin ty…
Cristiano Ronaldo, bëri një deklaratë të bujshme pak ditë ...

Pas disa sezoneve të vështira, prej dëmtimit dhe zgjedhjeve të trajnerëve te Roma, Marash Kumbulla duket se ka gjetur lumturinë.
I transferuar tek Espanyol në fund të merkatos së kaluar, mbrojtësi shqiptar është përshtatur menjëherë, duke u kthyer në një titullar të padiskutueshëm.
Në një intervistë të dhënë në Spanjë, Kumbulla tregon vështirësitë e dëmtimit, ndërsa zbuloi edhe përse pranoi transferimin tek Espanyol.
"Është e vështirë larg fushave. Kur luan futboll rregullisht dhe stërvitesh çdo ditë, ndihesh shumë mirë. Është e vështirë ta ndalosh këtë për tetë muaj. Pas tetë muajve, trupi yt nuk i bën dot ato gjëra që bënte para lëndimit. Duhet më shumë kohë për t’u rikthyer në 100%. Isha i sigurt se do të kthehesha në formën time më të mirë, por pyetja ishte kur. Kishte shumë klube të tjera të interesuara për të nënshkruar me mua, por pas bisedave me trajnerin dhe drejtorin e klubit, menjëherë doja të shkoja tek Espanyol. Ata nuk më premtuan se do të luaja çdo ndeshje, por më bënë të ndihem shumë i sigurt me mënyrën se si më folën. Në fillim isha pak i frikësuar, sepse kjo ishte hera ime e parë jashtë Italisë. Megjithatë, pas një jave, dukej sikur kisha qenë aty prej muajsh. Unë e shijoj futbollin çdo ditë e më shumë, shkoj në stërvitje me një buzëqeshje në fytyrë.”, tha fillimisht Kumbulla.
Mbrojtësi foli edhe për Kombëtaren shqiptare, ku theksoi se është i lumtur që është rikthyer të luajë me fanellën kuqezi. Kumbulla tregoi edhe dy lojtarët më të vështirë me të cilët është përballur në karrierën e tij.
“Ndihem i lumtur me shokët e mi të ekipit, thjesht qesh dhe e shijoj çdo gjë më shumë. Kam luajtur gjithmonë për Shqipërinë para lëndimit, por pas tij, trajneri nuk kishte mundësi tjetër përveçse të luante me të tjerë në pozitën time. Duhej të kthehesha në formën më të mirë, kështu që ishte shumë e rëndësishme për mua t’i luaja ato tri ndeshje në Ligën e Kombeve. Jam shumë i lumtur që po luaj me Shqipërinë përsëri. Kylian Mbappe dhe Vinícius Junior janë lojtarët më të vështirë, kundër të cilëve kam luajtur në karrierën time. Kur luan kundër tyre në jetën reale, e kupton pse janë kaq të mirë. Ata janë në një nivel tjetër. Ishte e pabesueshme të luaja në ‘Santiago Bernabéu’, stadiumi më i mirë ku kam luajtur.
Tek Espanyol kam gjetur një atmosferë ku duhet të mendoj vetëm për atë që ndodh në fushë, mund të përqendrohem në çdo detaj. Pas një viti e gjysmë rikuperimi nga lëndimi, isha pak në dyshik, por tani e shoh veten përsëri si futbollist.”, deklaroi Marash Kumbulla.
Mbrojtësi i Shqipërisë është pjesë e Espanyol në huazim, ndërsa kartoni i tij zotërohet nga Roma. Mbetet të shihet nëse klubi spanjoll do të tentojë ta blejë në fundin e sezonit aktual.
Cristiano Ronaldo, bëri një deklaratë të bujshme pak ditë ...
Arbër Hoxha mund të largohet nga kroatët e Dinamo Zagreb. ...
Ylber Ramadani është kthyer në një lojtar stoli te Lecce. ...
Arsenali e ka nisur vitin me këmbën e mbarë. "Topçinjtë" t...
Klubi shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Voska Sport, raport...
Anis Mehmeti nuk ndalet së shënuari në Angli. Sulmuesi shq...
Rey Manaj mund të quhet lojtari më i ri i Trabzonspor. Kë...
Skënderbeu po has vështirësi të mëdha këtë sezon. Korçarët...
Federico Chiesa mund të rikthehet në Serinë A dhe Napoli d...
Florian Wirtz, një ndër talentet më të spikatur të futboll...
Rey Manaj duket se po bën gjithçka për të siguruar largimi...
Në ditën e fundit të vitit, Tirana zyrtarizoi largimin e m...
Superkupa e Italisë, e cila do të zhvillohet në Arabinë Sa...
Dani Olmo do të jetë një nga lojtarët më të përfolur në me...
Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, bëri një hap të rëndësis...
Fabio Cannavaro është trajneri i ri i Dinamos së Zagrebit....
Ultrasit e Milan-it, kanë shpërthyer keq ndaj drejtuesve, ...
Elseid Hysaj po përballet me një situatë delikate te Lazio...
Pas shkarkimit të Paulo Fonseca-s, te Milan-i nuk humbën k...
Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në prag ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...