Ka luajtur me PSG-në, Tirana prezanton afrimin e Dembele
Tirana nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Bardheblutë k...

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për median italiane “SportItalia” ku ka folur për eksperiencën e Kombëtares shqiptare në Kampionatin Europian, atmosferën fantastike të krijuar nga tifozët shqiptarë në Gjermani dhe për të ardhmen e trajnerit Silvinjo.
Gjithashtu Presidenti Duka ka komentuar dhe Europianin e Kristjan Asllanit, i cili ishte një titullar i padiskutueshëm i trajnerit Silvinjo, por edhe të ardhmen e Armando Brojës, i cili përflitet për një transferim të mundshëm te Milani.
Në fund kreu i qeverisë së futbollit shqiptar ka folur edhe për marrëdhënien e mirë mes FSHF-së dhe Federatës Italiane e në veçanti me Presidentin Gravina.
Çfarë ju pëlqeu më shumë nga Shqipëria në këtë Kampionat Europian? – Kombëtarja shqiptare ka bërë gjëra në këtë "Euro 2024" për të cilat ne duhet të ndihemi krenarë, pavarësisht se ishim në “grupin e ferrit”. Dua të falënderoj të gjithë lojtarët që dhanë kontributin e tyre në kualifikuese dhe ata që ishin pjesë e finaleve të turneut. Mendoj se bëmë një paraqitje të mirë në të tria ndeshjet e grupit më përjashtim të rezultateve. Ndaj Italisë, Kroacisë e Spanjës krijuam raste dhe shanse për të marrë më shumë pikë dhe ishim në lojë për t’u kualifikuar deri në sfidën e fundit. Mund edhe ta kishim kaluar grupin me pak më shumë kujdes e zgjuarsi, por eksperienca vlen shumë në këto nivele për të menaxhuar situatat ku presioni është shumë i lartë. Për të mos harruar edhe tifozerinë shqiptare, që ka qenë fantastike gjatë "Euro 2024", duke mbështetur skuadrën pa kursim si askush tjetër në këtë Europian. Krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme si brenda stadiumeve ashtu edhe jashtë.
Silvinjo? - Trajnerit i ka përfunduar kontrata pas Europianit, por ne i kemi propozuar rinovimin që në janar. Besoj se së shpejti do ta finalizojmë, ne dëshirojmë ta vazhdomë bashkëpunimin. Silvinjo ka shkuar të pushojë disa ditë dhe javën tjetër do të takohemi sërish për të diskutuar këtë temë dhe për të vazhduar punën.
Europiani i Kristjan Asllanit, a ishte në nivelin e Modric, Rodri e Jorginho? – Për mua Asllani ishte pa diskutim lojtari më i mirë i Europianit nga Kombëtarja shqiptare. E tregoi që është një nga elementët kyçë të ekipit dhe merrte përsipër regjinë e lojës si të ishte një veteran me shumë eksperiencë.
Kristiani është një nga talentet më premtuese të Shqipërisë dhe ka potencial të jashtëzakonshëm, marzhe përmirësimi të mëdha teksa nuk i mungon teknika, vizioni dhe ambicia për t’u bërë lojtar i madh. E tregoi në "Euro 2024" që nuk ka asgjë më pak se emrat e mëdhenj të futbollit europian që ju përmendët. Është ende i ri dhe i ka të gjitha shanset për t’u bërë lideri i Kombëtares shqiptare.
A do t’ia rekomandonit Brojën Milanit, i cili është në kërkim të një sulmuesi? – Armando Broja sigurisht është një nga talentet më të mëdha të të gjithë historisë së futbollit shqiptar. Unë jam milanist (qesh). Edhe nëse Broja do të mbërrinte në Milanello do të kënaqesha dy herë. Do të jetë padiskutim goditja më e fortë që mund të bëjë Milani në merkato. Djali ka të dhëna të jashtëzakonshme, që mendoj se akoma nuk i ka shfaqur plotësisht. Ka nevojë të luajë me klubin dhe mendoj se Seria A dhe Milani paraqesin për të një mundësi të shkëlqyer për t’u ngjitur në majat e futbollit europian.
Ai do të jetë një nga sulmuesit më të mirë në Europë. Jam i bindur se është i gatshëm për ta provuar një eksperiencë në futbollin italian dhe nëse ndodh besoj se do të jetë një histori suksesi.
A do të vazhdojë marrëdhënia e shkëlqyer me Italinë edhe në vitet e ardhshme? – Marrëdhëniet e mira mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës Italiane e veçanërisht Presidentit Gravina janë ndërtuar mbi një bazë të fortë të respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit të frytshëm. Ne kemi punuar ngushtë së bashku në shumë projekte dhe nisma që kanë sjellë përfitime të ndjeshme në aspektin sportiv ashtu edhe në atë social.
Jemi të bindur se këto marrëdhënie të shkëlqyera do të vazhdojnë të përmirësohen dhe të forcohen në vitet që vijnë. Futbolli është një urë e fuqishme që lidh njerëzit dhe kombet, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për të ndërtuar ura të reja dhe për të forcuar ato ekzistuese.
Shqipëria dhe Italia kanë një histori të pasur dhe të gjatë të bashkëpunimit në sport dhe kulturë, dhe unë jam i sigurt se ky bashkëpunim do të vazhdojë të jetë një shembull i shkëlqyer i asaj se si dy vende mund të punojnë së bashku për një qëllim të përbashkët.
Tirana nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Bardheblutë k...
Armando Broja, sipas të gjitha gjasave do të vazhdojë të m...
Partizani triumfoi ndaj Shkëndijës me rezultatin 2-1 në mi...
Komisioni i Disiplinës në FSHF, ka zbuluar këtë të mërkurë...
Emanuel Egbo, rikthehet te drejtojë në Shqipëri. Trajneri ...
Giovanni Colella, u largua nga drejtimi i Partizanit një v...
Papunësia e Stefano Piolit nuk do të zgjasë shumë. Pas lar...
Largimi i Elseid Hysajt nga Lazio, duket thuajse i sigurt....
Merih Demiral, ishte heroi i Turqisë, në ndeshjen ndaj Aus...
Turqia kompletoi kalimin e të gjitha skuadrave në çerekfin...
Holanda tregoi një formë të shkëlqyer ndaj Rumanisë, duke ...
Tirana vazhdon me përforcimet në merkato. Bardheblutë kanë...
Nuk ka më dyshime. Pas largimit nga Vllaznia, Geralb Smajl...
Ardian Ismajli mund të bëhet me skuadër të re në këtë merk...
Bayern Munich njoftoi këtë të martë, rinovimin e kontratës...
Ekipet Kombëtare U-17 dhe U-19 për vajza njohën në muajin ...
Skënderbeu vazhdon me afrimet në merkato. Pas Erolind Kras...
Grupi C në Kupën e Amerikës ka dhënë verdiktet përfundimta...
Holanda luan një ndeshje shumë të rëndësishme në Europian,...
Sfida ndaj Sllovenisë, ku Portugalia siguroi kualifikimin ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...