web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Duka: U largua si zotëri i vërtetë

31 Tetor 2025, 16:45, Sport CNA

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Duka: U largua si zotëri i vërtetë

Për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Armand Duka shkruan se Nano u largua nga kjo jetë me dinjitet dhe si një zotëri i vërtetë.

Sipas Dukës, Nano ishte zotëri i vërtetë, si kur drejtonte vendin si Kryeministër, ashtu edhe kur ishte thjesht një qytetar.

POSTIMI:

Fatos Nano u largua nga kjo jetë siç jetoi gjithmonë, me dinjitet dhe si një zotëri i vërtetë.

Ishte zotëri në çdo rrethanë, si kur drejtonte vendin si Kryeministër, ashtu edhe kur ishte thjesht një qytetar mes nesh.

Tosi do të më mungojë shumë. Si mik, si politikan, por mbi të gjitha si njeri. Ai që e ka njohur nga afër e di se ishte unik, i veçantë dhe i pazëvendësueshëm.

Prehu në paqe Tos Nano. Sa keq që ike kaq herët!





Lajmet e fundit nga