Milani zhgënjen totalisht, barazim me fat ndaj Atalantës
Milani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Atalantës, ...

Drejtor i qendrës Multifunksionale të Pogradecit, Dorian Latifllari, u shpreh sot lidhur me rastin e volejbollistes së Dinamos, brazilianes Nayara Ferreira, e cila dyshohet se ka ndërruar gjini.
Në një deklaratë, Latifllari thotë se kjo ngjarje ka marrë përmasa shumë të mëdha mediatike pa qenë e nevojshme dhe se zgjidhja është fare e thjeshtë përmes analizës specifike.
Latifllari deklaron se çdo ekip që luan në një përballje ka gjithë të drejtën të ngrejë një shqetësim për ekipin kundërshtar dhe se kjo dilemë duhet të verifikohet nga vetë Federata e Volejbollit.
“Ne jemi anëtarë të Federatës Shqiptare të volejbollit dhe si çdo anëtar i kësaj federate, ne kemi të drejtën të ngremë dyshime në lidhje me sportivitetin e një lojtareje apo një ekipi dhe për këtë kemi ngritur një çështje e cila është komplet sportive, nuk e di pse mori këto përmasa kaq mediatike kur ne saktësisht kemi kërkuar nga federata që për lojtaren në fjalë dhe nga pamjet që kemi hasur kur ajo ka zhvilluar ndeshje me ekipet e tjera për këtë lojtare ne kërkojmë një analizë specifike për të vërtetuar nëse kjo lojtare është e përshtatshme për të luajtur në këtë kategori dhe kontrolluar mbase edhe avantazhet e padrejta që kjo lojtare mund të përfitojë ndaj lojtareve femra.
Këtu kam parasysh që mund të kemi përdorimin e substancave të cilat janë të ndaluara nga rregulloret e federatave ndërkombëtare sportive, apo terapi të ndryshme hormonale që ne kemi parë në media që lojtarë i përdorin rregullisht.
Ne kërkesën e kemi bërë para ndeshjes që do të luanim me Dinamon në 11 tetor, kemi parë ndeshje që Dinamo ka zhvilluar me ekipe të tjera, kemi parë që ajo ka disa të dhëna të ndryshme nga të dhënat e lojtareve që marrin pjesë në këtë kategori, kemi ngritur disa dyshime, është e drejta jonë të ngremë këto dyshime dhe thjesht presim të na i vërtetojë federata.
Mënyra se si kjo çështje është trajtuar dhe balta që po hidhet mbi ekipin e Pogradecit, për shkak se Pogradeci sot është në vendin e parë dhe dua të theksoj se në ndeshjen me Dinamon ky ekip ka qenë i plotë, ku ka marrë pjesë edhe lojtarja në fjalë. Pogradeci ka fituar me rezultatin 3 me 2 dhe falë mbështetjes së jashtëzakonshme të qytetarëve pogradecarë, natyrisht ne fituam në Pogradec. Ajo fitore është meritë e ekipit dhe vajzave të Pogradecit të cilat sot po gjykohen nga opinioni i gjerë, që Pogradeci po fiton me metoda jo të përshtatshme sportive, gjë që nuk është e vërtetë. Ne e mundëm Dinamon në fushën tonë me ekipin e plotë që kishte Dinamo”,-tha Latifllari./CNA
Milani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Atalantës, ...
Volejbollistja e “Dinamos” Nayara Ferreira, e cila u përja...
Napoli ka arritur një fitore të rëndësishme në Serinë A, d...
Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, është kthyer në një ng...
Kombëtarja shqiptare e vajzave ka arritur një fitore të ma...
Egnatia i ka dhënë fund ecurisë pa humbje të Teutës, duke ...
Federata e Futbollit të Serbisë ka nisur procesin për emër...
Ndeshja hapëse e javës së nëntë në Kategorinë e Parë mes A...
Bylisi triumfoi 2-1 ndaj Vorës, në ndeshjen hapëse të javë...
Juventus-i ka vendosur të shkarkojë trajnerin Igor Tudor p...
Një ngjarje tragjike u regjistrua këtë mëngjes në Fenegro,...
Komisioni i Disiplinës zbuloi këtë të martë vendimet e mar...
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, gjatë vizitës në Laç, i...
Manchester United po tregon shenja përmirësimi pas një per...
Futbolli turk është përfshirë në një tjetër skandal të rën...
Real Madrid ka vendosur të mos ndërmarrë masa disiplinore ...
Kombëtarja shqiptare e vajzave zhvilloi pasditen e sotme s...
Juventus ka shkarkuar Igor Tudorin pas tre humbjeve radhaz...
Është mbyllur një tjetër javë pozitive për lojtarët e Komb...
Ndeshjet e javës së 9-të të Kategorisë së Parë do të luhen...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...