web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Leao e mbyll me Milanin, e konfirmon vetë sulmuesi

31 Maj 2026, 14:24, Sport CNA

Leao e mbyll me Milanin, e konfirmon vetë sulmuesi

Sulmuesi portugez Rafael Leao pritet të largohet nga skuadra e Milani gjatë merkatos së verës pas disa sezonesh qëndrimi në Serinë A. Në një deklaratë të dhënë së fundmi për mediat, futbollisti konfirmoi dëshirën e tij për të nisur një aventurë të re në një kampionat tjetër europian.

Leao u shpreh se ka dhënë kontributin maksimal për ngjyrat kuqezi dhe se ndihet i vlerësuar që la gjurmë në historinë e këtij klubi.

“Mendoj se i kam dhënë Milanit gjithçka që munda. Është një klub që më ndihmoi shumë të rritem, që më mbështeti në kohë të vështira. Jam i lumtur që kam arritur të shkruaj emrin tim në historinë e klubit.

Dua të provoj një sfidë të re në një ligë të re. Dhe nëse kjo do të ndodhte, do të isha shumë i lumtur dhe i kënaqur, sepse do të thoshte se e kam bërë punën time në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Leao.

Ky vendim vjen pas një periudhe të ndërlikuar, ku lojtari u përball me kritika të shumta nga ana e tifozerisë për shkak të luhatjeve në rendimentin e tij. Drejtuesit e klubit italian e kanë përfshirë tashmë emrin e tij në listën e transferimeve, duke synuar të përfitojnë një shifër mes 40 dhe 60 milionë eurove nga shitja e kartonit. Performanca e anësorit në turneun e Kupës së Botës, që nis më 11 qershor, pritet të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në vlerën përfundimtare të operacionit.





Lajmet e fundit nga