web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ka luajtur te Verona/ Njihuni me mbrojtësin e ri të Skënderbeut

7 Gusht 2022, 14:14, Sport CNA

Skënderbeu i ka befasuar të gjithë, me një goditje “big” në merkato! Edhe pse në Kategorinë e Parë, klubi korçar ka arritur të huazojë një futbollist nga Verona në Serinë A.

Bëhet fjalë për Dramane Konate! 28-vjeçari vetëm një ditë më parë u bë pjesë e Veronës duke ardhur si transfertë e lirë nga ekipi i Paganese.

Një lojtar shtatlartë që ka qenë pjesë e shumë ekipeve të njohura në Itali si Empoli, Ankona, Pro Vercelli, Gubio, Casertana, Paganese dhe Verona.

Me afrimin e Konate, mbrojtja e korçarëve duket e konsoliduar. Kujtojmë që më herët, te Skënderbeu është transferuar Prençi dhe Rapa.





Lajmet e fundit nga