web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jasir Asani te Partizani, e zbulon sulmuesi: Isha nisur për të firmosur me skuadrën tjetër në Superligë...

25 Nëntor 2024, 16:08, Sport CNA

Jasir Asani te Partizani, e zbulon sulmuesi: Isha nisur për të

Jasir Asani është një nga lojtarët më të mirë, që ka luajtur në kampionatin shqiptar. Sulmuesi anësor ishte vendimtar te Partizani për disa sezone, ndërsa ka zbuluar së fundmi, se si u transferua te “demat”.

Në një intervistë për “Soccer Talk Podcast”, me Skënder Gegën, Asani ka treguar se njeriu që e afroi te Partizani ishte vetë presidenti Gaz Demi.

“Kush më ka marrë te Partizani? Personi i parë që më mori ishte Gaz Demi. Kisha rënë dakord me Kukësin, isha nisur me makinë për të firmosur te Kukësi. Sa isha futur në kufi, më merr Gaz Demi dhe më thotë: “Përveç Partizanit, nuk ke ku shkon tjetër në Shqipëri”. Kisha ardhur disa herë më parë për qejf në Shqipëri, por nuk e kisha menduar se do të luaja këtu. Ishte e shkruar që të vija te Partizani, pasi mu prishën disa mundësi për në Turqi”, tha Asani.





Lajmet e fundit nga