Gabimi trashanik i Veliajt/ Betonieret “pushtojnë” rrugët e Tiranës
Problemi me qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në ...
Problemi me qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në ...

Superiorja është futur në javët e fundit, që janë edhe vendimtare për fatin e skuadrave. Në këtë afzë, hapat fals janë të ndalur, pasi mund të kenë pasoja të mëdha për të tashmen, por edhe për të ardhmen.
Në kryeqytet, Partizani pret Egnatian, në një sfidë ku spektakli është i garantuar, pasi të dyja skuadrat synojnë titullin kampion.
Humbja e fundit në derbin ndaj Tiranës, e ka vënë në dyshim pjesëmarrjen e të kuqve në Final Four. Trajneri Skënder Gega kërkon rikthimin te fitorja, duke thënë se disfatën ndaj rivalëve të përjetshëm e përjetoi keq. Ai tha gjithashtu se do të ketë ndryshime ndaj Egnatias.
“Humbja e një derbi e ka një impakt gjithmonë. Personalisht e kam përjetuar keq për dy arsye. Jam pjesë e derbit prej shumë vitesh. Keqardhje për mënyrën si u shfaqëm në fushë dhe si u dënuam nga dy penallti dhe një goditje standarde. Nuk mund të vëmë gishtin në një lojtar.
Kujtoj golin e parë të pësuar. Është e pafalshme për një klub si Partizani, që ta pësojë ashtu nga goditja standarde. Ishin tetë lojtarë që vetëm shikonin. Ekipi tjetër ishte më kërkues.
Ndaj Egnatias do të mundohemi të bëjmë ndryshime. Do fusim energji të reja, sepse jemi në fushën tonë. Të mos përsëritet më ajo performancë e derbit”, deklaroi Gega.
Rikthimin te fitorja e presin edhe tek Egnatia, me skuadrën që vjen në këtë takim pas dy humbjeve. Trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova e cilësoi si fund të egër atë të kampionatit.
“Mendoj që është një përballje që kërkon impenjim maksimal, për të ruajtur vendin e parë dhe për të pasur një vazhdimësi sepse vijmë nga dy humbje, si në Kupë me Partizanin ashtu dhe në kampionat me Elbasanin.
Reparti që po çalon më tepër është mbrojtja, aty duhet të vendos theksin. Sërish kemi mungesa në mbrojtje, mungon Xhemajli, pas dëmtimit në Kupë me Partizanin, po ashtu edhe ndaj Elbasanit nuk ishte. Edhe nesër nuk është i pranishëm. Duke shtuar këtu Malotën edhe Ndrecën po në mbrojtje. Mendoj që me pak kujdes do të bëjmë diçka.
Ka fund të mirë, por ka edhe fund të egër, në këto momente na ka rënë një fund i egër për vetë faktin që të dyja skuadrave iu duhen pikët e plota. Mendoj që do të jetë një ndeshje që do të ketë goxha luftë sportive.
Nuk e kam luksin të menaxhoj titullarët. Jemi me mungesa, jemi munduar të operojmë diçka me mesfushorët në mbrojtje, por mendoj që duhet të kapim ritmin për të qenë sa më të gatshëm për finalet e Final 4”, deklaroi Tetova.
Ndeshje delikate është edhe ajo mes Vllaznisë dhe Dinamos, dy skuadra që po kalojnë moment të vështirë në kampionat.
Sa i përket mbijetesës, në Korçë dhe Durrës do të luhen dy finale, ku katër ekipe do të kërkojnë fitoren me çdo kusht, për të vazhduar luftën për të qëndruar në elitë.
Sfida tjetër është ajo mes Elbasanit dhe Bylisit, dy ekipe që gjithashtu e kanë detyrim fitoren. Verdheblutë janë 1 pikë larg Final Four, ndërsa ballshiotët rrezikojnë mbijetesën.
Të gjitha këto takime do të luhen në orën 15:30.
Skënderbeu dhe Tirana do të përballen mes tyre këtë të sht...
Pas humbjes në derbi, te Partizani presin reagim ndaj Egna...
Etrit Berisha u ka dhënë fund pushimeve disamujore. Portie...
Skënderbeu do të përballet me Tiranën këtë të shtunë, në n...
Nuk ka më dyshime. Mohamed Salah do të vazhdojë të jetë pj...
PSG-ja triumfoi 3-1 ndaj Aston Villas, në aktin e parë të ...
Barcelona thuajse ka siguruar kualifikimin për në gjysmëfi...
Pas ndeshjeve të para të luajtura të martën, këtë të mërku...
Dhuna në ndeshjen e të rinjve në Itali, ka sjellë pasoja t...
Shqipëria ka marrë dy medalje në Europianin e mundjes, që ...
Nuk është e nevojshme ta dish përmendësh historinë e futbo...
Federata e Futbollit njofton të gjithë sportdashësit dhe t...
Dinamo ka marrë një lajm të keq nga FIFA. Kryeqytetasve u ...
Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin e S...
Cristiano Ronaldo ka dhënë një lajm të hidhur për tifozët ...
Herolind Shala ka nisur stërvitjen me Partizanin. 33-vjeça...
Adriano Valduci ka folur përpara katër ndeshjeve të fundit...
Pas ndeshjeve të para të luajtura të martën, këtë të mërku...
Arsenali triumfoi 3-0 në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj ...
Interi triumfoi 2-1 ndaj Bayern Munich, në ndeshjen e parë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...