Gabimi trashanik i Veliajt/ Betonieret “pushtojnë” rrugët e Tiranës
Problemi me qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në ...
Problemi me qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në ...

Skënderbeu dhe Tirana do të përballen mes tyre këtë të shtunë, në atë që është një nga finalet për mbijetesë në këtë fund sezoni.
Sfida në Korçë mund të përcaktojë shumë për të ardhmen e dy ekipeve dhe për këtë arsye pritet të jetë shumë e luftuar.
Trajneri i Skënderbeut, Ernest Gjoka deklaroi se skuadra e tij është gati, ndërsa nuk i kurseu vlerësimet për kundërshtarin.
“Gjendja është pozitive, është një gjendje që skuadra po e merr veten nga ana psikologjike. Jemi gati për një tjetër finale.
Mund të mungojë vetëm një lojtar, por mund të jetë edhe gati. Bëhet fjalë për Dokën, i cili nëse lufton me kohën mund t’ia dalë. Pas Janarit të gjitha ndeshjet kanë qenë finale për ne. Skënderbeu kaloi në momente të vështira. Skuadra është pjekur shumë dhe ka ardhur momenti që i dimë përgjegjësitë tona. Po luftojmë t’ia dalim që Skënderbeu të rrijë në elitë.
Tirana është një skuadër që ka bërë mirë. Fitorja në derbi ishte e merituar. Tirana fitoi “lehtë”, sepse rrallë ndodh ndaj Partizanit me të tillë rezultat në derbi. Mendoj se edhe ata janë mirë dhe merr rëndësi të veçantë. Do të jetë një ndeshje shumë e fortë dhe e luftuar. Kush do të gabojë më pak taktikisht, mund të fitojmë. Ne do të futemi në fushë për të dhënë maksimumin”, deklaroi Gjoka.
Në krahun tjetër, trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi u shpreh se Skënderbeu po bën mirë, por kërkon maksimumin e pikëve nga skuadra e tij.
“Objektivi i Tiranës, të fitojmë 3 ndeshjet e mbetura duke nisur nga ndeshja e radhës kundër Skënderbeut. Më e vështira është ndeshja e radhës kundër Skënderbeut.
Fitorja në derbi na dha njëfarë qetësie, duhet të na japë moral dhe besim për takimin e radhës. Nuk i besoj shumë statistikave, e di që është ndeshje e vështirë kundër Skënderbeut. Është një skuadër që po bën mirë, ka lojtarë dhe skuadër të mirë, po luan mirë futboll dhe duhet të bëjmë maksimumin si në derbi. Duhet ta mendojmë këtë ndeshje në atë mënyrë si menduam dhe luajtëm kundër Partizanit.
Ernest nuk do të jetë. Pjesa tjetër janë të gjithë lojtarët që ishin të gatshëm në ndeshjen e fundit.
Skuadra kishte krijuar një fizionomi me Ernest në sulm. Një skuadër nuk duhet të varet nga një lojtar dhe jam i bindur se do të bëjmë mirë.
Edhe Skënderbeu do të luajë për të fituar. Llogaritë për pikët bëhen pas ndeshjes. Kryesorja si luan dhe çfarë kërkon. Për skuadrën tonë kjo është e rëndësishme, që të bëjmë ndeshje të mirë, të kërkojmë ta fitojmë, të shfrytëzojmë shanset dhe të jemi të kujdesshëm në ato minuta që kemi pasur probleme pothuajse gjatë gjithë kampionatit.
Kundër Skënderbeut nuk do doja të ishim në këtë situatë. Unë do bëj maksimumin dhe dëshiroj shumë të fitoj këtë ndeshje, të marrim 3 pikë, pavarësisht atyre ndjenjave që kemi për skuadra të ndryshme, në rastin konkret Skënderbeu”, deklaroi Shkëmbi.
Ndeshja Skënderbeu-Tirana do të luhet këtë të shtunë, duke nisur nga ora 15:30, në stadiumin e qytetit të Korçës.
Pas humbjes në derbi, te Partizani presin reagim ndaj Egna...
Etrit Berisha u ka dhënë fund pushimeve disamujore. Portie...
Skënderbeu do të përballet me Tiranën këtë të shtunë, në n...
Nuk ka më dyshime. Mohamed Salah do të vazhdojë të jetë pj...
PSG-ja triumfoi 3-1 ndaj Aston Villas, në aktin e parë të ...
Barcelona thuajse ka siguruar kualifikimin për në gjysmëfi...
Pas ndeshjeve të para të luajtura të martën, këtë të mërku...
Dhuna në ndeshjen e të rinjve në Itali, ka sjellë pasoja t...
Shqipëria ka marrë dy medalje në Europianin e mundjes, që ...
Nuk është e nevojshme ta dish përmendësh historinë e futbo...
Federata e Futbollit njofton të gjithë sportdashësit dhe t...
Dinamo ka marrë një lajm të keq nga FIFA. Kryeqytetasve u ...
Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin e S...
Cristiano Ronaldo ka dhënë një lajm të hidhur për tifozët ...
Herolind Shala ka nisur stërvitjen me Partizanin. 33-vjeça...
Adriano Valduci ka folur përpara katër ndeshjeve të fundit...
Pas ndeshjeve të para të luajtura të martën, këtë të mërku...
Arsenali triumfoi 3-0 në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj ...
Interi triumfoi 2-1 ndaj Bayern Munich, në ndeshjen e parë...
Duke nisur nga ora 21:00, luhen dy sfidat e para në çerekf...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...