Gabimi trashanik i Veliajt/ Betonieret “pushtojnë” rrugët e Tiranës
Problemi me qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në ...
Problemi me qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në ...

Pas humbjes në derbi, te Partizani presin reagim ndaj Egnatias në kampionat. Në konferencën para ndeshjes, trajneri i të kuqve, Skënder Gega, deklaroi se disfatën ndaj Tiranës e përjetoi keq, ndërsa foli edhe për afrimin e Herolind Shalës.
Gjendja e ekipit përpara ndeshjes ndaj Egnatias?
Humbja në derbi gjithmonë ka pasur impakt nga të dy krahët. Nëse fiton ke një impakt të mirë, nëse pëson një humbje të tillë personalisht e kam përjetuar keq për dy arsye. E para, jam pjesë e derbit prej shumë e shumë vitesh si lojtar. E kam humbur edhe unë derbin. Kohët e fundit Partizani ka humbur derbe, por ndiej keqardhje për mënyrën se si u qasëm në fushë dhe u dënuam me 2 penallti dhe një goditje standarde. Në këtë aspekt jam munduar të mos i drejtoj gishtin njeriu pasi nuk është 1 apo 2 lojtar për sa i përket performancës. Çuditërisht nga ndeshja me Egnatian e deri në ndeshjen derbi është një numër i madh. Ndoshta edhe reagimi nga ana ime pothuajse ishte i pamundur në çdo 7 minuta ne u goditëm. Megjithatë është diçka e kaluar ne duhet të shohim përpara. Jemi munduar me të gjithë lojtarët t'i ballafaqojmë, analizojmë gjërat, gabimet. Jemi munduar këto dy ditë për t'i treguar secilit cila ka qenë performanca ku duhet të korrigjohen. Ka qenë kohë e shkurtër, 3 ndeshje në pak ditë ndoshta ka qenë e vështirë edhe mungesa e energjive, numrit të lojtarëve. Pa dashur të justifikohemi ata që u aktivizuan ndaj Tiranës kishin 100% besim tonë. Mintongon e futëm të ri pasi sapo e kisha parë tek ekipi B. Pas ndeshjes me Egnatian për kupë ai u duartrokit nga gjithë stafi, ekipi, për performancën, kështu që iu dha mundësia. Derbi në “Arenën Kombëtare” është histori, ndoshta një pjesë e madhe nuk e njohin historinë e derbit dhe nuk e kanë vëmendjen dhe përqendrimin duhur. Duhet t'ju kujtoj golin e parë nga një faull, është e pafalshme për një klub si Partizani, një ekip superior, 8 lojtarë vetëm shikojnë Alban Hoxhën, kurse ekipi tjetër ishte shumë më kërkues. Janë gjëra të vogla të cilat po t'i marrim pjesë-pjesë ndikojnë shumë dhe prishin ekuilibrat. E përsëris është e kaluar dhe unë kam besim që do mundohemi t'i marrim 100% të gjithëve. Nesër do mundohem të bëj ndryshime, gjithmonë kur nuk funksionojnë gjërat ndryshimet do të jenë. Do të fusim energji të reja sepse jemi në fushën tonë. Përballemi me një ekip të mirë, do të përgatitemi të marrim të gjitha masat që të mos përsëritet ajo performancë në derbi.
Ndaj Egnatias synoni vetëm fitoren?
Në futboll janë gjëra të paparashikuara edhe në derbi nuk e llogaritja se do të ndëshkohesha me dy penallti. Janë gjëra të paparashikuara. Shumë i rëndësishëm është bashkëpunimi, ajo që duhet në fushë, është lojë kolektive. Unë jam i shqetësuar, është e pafalshme se si vlerësohet një ndeshje derbi në atë lloj mënyre. Të shkosh në një derbi pa dhënë 100% është shumë më e ndershme të thuash unë nuk jam gati se jam i lodhur. Patjetër që ne mundohemi të marrim maksimumin, jemi në vend të 4-t, nuk kemi pse të kemi panik. Ne duhet të bëjmë lojën tonë, do mundohemi të jemi të kujdesshëm çdo gjë të funksionojë në grup, pastaj futboll është.
Unë do isha shumë i qetë dhe do ishte luks nëse ky ekip do ishte 20 pikë përpara vendit të dytë dhe s'do kishin nevojë për mua dhe nuk do kisha asnjë meritë të dilja kampion. Unë kam ardhur në shtëpinë time në momentin që më kanë thërritur t'i bashkohem projektit për këtë lloj vështirësie, nuk kam asnjë lloj pishmani. Unë kam ardhur me një përgjejgjësi, mbaj përgjejgjësinë time. Unë shumë lehtë mund ta thosha pas ndeshjes ky nuk është ekipi im. Unë në këto kushte kam ardhur me vetëdije të plotë, do mundohem të jap kontributin tim me këtë grup lojtarësh që janë. Të mbyllim këto 3 ndeshje, të arrijmë objektivat që klubi ka vënë që në fillim dhe patjetër gjërat do të ndryshojnë.
Herolind Shala?
Shala është një njohje ime e vjetër, kemi bashkëpunuar bashkë tek ekipi U-21. Është një model i profesionistit, është rritur me tjetër mentalitet, ka eksperiencat e tij. Përveç Shalës, kanë qenë shumë lojtarë që unë kam bashkëpunuar, ruajmë gjithmonë respektin, më kanë përgëzuar, më kanë kontaktuar. Shala shprehu dëshirën pasi në Norvegji nuk luan sepse nuk ka firmosur e ftuam të vijë të shohë klubin pasi njeh historinë po ashtu edhe mua. Ka ardhur dhe është tepër i kënaqur. Ka kaluar vizitat mjekësore. Është një rast shumë i mirë që ne mendojmë dhe na jep ato që shpresojmë, patjetër që në të ardhmen do të na ndihmojë. Për momentin është bërë pjesë e klubit, edhe pse nuk ka firmosur. Nëse do të kishte gjendjen fizike 100%, të kishte minutazh, patjetër që ne kemi nevojë për të gjithë për një nivel si Shala. Ndaj jam i kënaqur dhe i lumtur që një lojtar profesionit me atë lloj karriere ka ardhur pa asnjë lloj kushti. Thjesht do t'i bashkohet projektit sepse beson se Partizani është një klub i madh dhe do të bëhet pjesë e historisë. Jam shumë i sigurtë që do ketë kontribut të mirë sepse kemi nevojë për profesionistë si ai.
Etrit Berisha u ka dhënë fund pushimeve disamujore. Portie...
Skënderbeu do të përballet me Tiranën këtë të shtunë, në n...
Nuk ka më dyshime. Mohamed Salah do të vazhdojë të jetë pj...
PSG-ja triumfoi 3-1 ndaj Aston Villas, në aktin e parë të ...
Barcelona thuajse ka siguruar kualifikimin për në gjysmëfi...
Pas ndeshjeve të para të luajtura të martën, këtë të mërku...
Dhuna në ndeshjen e të rinjve në Itali, ka sjellë pasoja t...
Shqipëria ka marrë dy medalje në Europianin e mundjes, që ...
Nuk është e nevojshme ta dish përmendësh historinë e futbo...
Federata e Futbollit njofton të gjithë sportdashësit dhe t...
Dinamo ka marrë një lajm të keq nga FIFA. Kryeqytetasve u ...
Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin e S...
Cristiano Ronaldo ka dhënë një lajm të hidhur për tifozët ...
Herolind Shala ka nisur stërvitjen me Partizanin. 33-vjeça...
Adriano Valduci ka folur përpara katër ndeshjeve të fundit...
Pas ndeshjeve të para të luajtura të martën, këtë të mërku...
Arsenali triumfoi 3-0 në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj ...
Interi triumfoi 2-1 ndaj Bayern Munich, në ndeshjen e parë...
Duke nisur nga ora 21:00, luhen dy sfidat e para në çerekf...
Një ndeshje mes të rinjve U-17 në Itali, u kthye në arenë ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...