E kërkon trajneri, ja ku mund të transferohet sulmuesi i Kombëtares
Merkatoja e verës pritet të jetë vendimtare për të ardhmen...

Java e fundit e kampionatit është më e rëndësishmja e sezonit për skuadrën e Skënderbeut.
Një sezon i gjatë, i mbushur me ulje-ngritje dhe vështirësi të shumta, do të mbyllet në mënyrën më dramatike të mundshme, me një ndeshje finale në shtëpi ndaj Bylisit, ku fitorja është e vetmja rrugë për mbijetesë. Çdo rezultat tjetër do të përbënte një goditje të rëndë jo vetëm sportive, por edhe morale për një klub që dikur dominonte futbollin shqiptar.
Aktualisht skuadra korçare ndodhet në zonën “play out”, një pozicion që e lë ende në lojë për të qëndruar në elitë, por vetëm nëse përmbush misionin dhe, në të njëjtën kohë, rezultatet nga fushat e tjera nuk i shkojnë kundër. Realiteti është i thjeshtë dhe i ashpër: Skënderbeu duhet të fitojë ndaj Bylisit. Asnjë skenar tjetër nuk mban gjallë shpresat për të qëndruar në Superiore, për shkak të disavantazhit në përballjet direkte me rivalët kryesorë për mbijetesë, Tiranën dhe Laçin, të cilët ndodhen vetëm dy pikë më poshtë në renditje.
Ky fakt e komplikon edhe më shumë situatën, pasi një barazim nuk do të kishte vlerë për korçarët, nëse dy skuadrat e mësipërme arrijnë të marrin tri pikët në ndeshjet e tyre. Në këtë rast, Skënderbeu do të rrëshqiste përfundimisht në vendin e fundit dhe do të binte një kategori më poshtë.
Nën drejtimin e trajnerit Ernest Gjoka, Skënderbeu ka arritur të rigjejë një farë forme në fazën e katërt të kampionatit, duke regjistruar 12 pikë, më shumë se në çdo fazë tjetër gjatë këtij edicioni. Kjo rritje e vonshme në performancë ka qenë një ogur pozitiv, por ende jo i mjaftueshëm për të siguruar qetësinë. Tani gjithçka varet nga 90 minutat përballë Bylisit, në një stadium që pritet të jetë i mbushur nga tifozët korçarë, të cilët do të jenë aty për të mbështetur skuadrën në një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit.
Përballë tyre do të jetë Bylisi, që gjithashtu luan për mbijetesën dhe qëndron në vendin e shtatë me vetëm një pikë më shumë. Skuadra ballshiote luan për dy rezultate në këtë transfertë, pasi përveç fitores edhe barazimi do i ndihmonte për të qëndruar mes më të mirëve të futbollit shqiptar.
Merkatoja e verës pritet të jetë vendimtare për të ardhmen...
Pas tetë vitesh pritje, Baseli është pranë rikthimit në fr...
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, së bashku me zë...
Edhe pse kanë mbetur ende dy ndeshje për t’u luajtur, Vora...
Adriano Valduci ishte i ashpër pas humbjes së Shqipërisë U...
Të gjitha ndeshjet e Serisë A, të planifikuara për këtë të...
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka...
Real Madrid triumfoi minimalisht ndaj Athletic Bilbao, në ...
Milani ka pësuar disfatën e radhës në Serinë A. Kuqezinjt...
Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, stadiumet shqiptare...
Bologna triumfoi minimalisht ndaj Interit, në një ndeshje ...
Skuadrat londineze nuk zhgënjyen në ndeshjet e javës së 33...
Partizani B ka siguruar pjesëmarrjen në Kategorinë e Dytë ...
Kategoria e Parë luajti javën e fundit, ku nuk kishte surp...
Pritjes disa vjeçare i ka ardhur fundi. Flamurtari është r...
Java e 35-të e Superiores uli siparin pasditen e së shtunë...
Duke nisur nga ora 15:00, luhen gjashtë ndeshjet e javës s...
Këtë të diel, do të luhen ndeshjet e fundit në Kategorinë ...
Merkato e verës pritet të sjellë zhvillime të rëndësishme ...
Në një nga momentet më delikate të sezonit, Barcelona përb...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Rritja e çmimeve të energjisë dhe plehrave kimike pritet t...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...