web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dueli për Superiore, Vora shtang Flamurtarin

20 Prill 2025, 14:43, Sport CNA

Dueli për Superiore, Vora shtang Flamurtarin

Këtë të diel, do të luhen ndeshjet e fundit në Kategorinë e Parë, ku do të jepen edhe verdiktet përfundimtare.

Me interes të madh pritet të mësohet se kush do të jetë skuadra e dytë që ngjitet në Superiore. Vora e ka siguruar ngjitjen, ndërsa gara është mes Flamurtarit të vendit të dytë dhe Besës së vendit të tretë, diferenca mes të cilëve është 1 pikë.

Flamurtari do të përballet me Vorën, në një sfidë ku kërkohet me çdo kusht fitorja. Skuadra e Vorës, ashtu siç kishte paralajmëruar trajneri Bellaj, nuk ka vazhduar të kursejë lojtarët siç bëri një javë më parë për ndeshjen ndaj Besës. Në sfidën e javës së fundit të kampionatit, trajneri Arjan Bellaj ka vendosur të hedhë në fushë të gjithë titullarët e zakonshëm, në një sfidë që është vendimtare për fatin e kundërshtarit të saj, Flamurtarit.

FORMACIONET ZYRTARE

VORA: Ruçi, Ismaili, Vrapi, Imami, Shehi, Dalipi, Tabaku, Kasalla, Hasaj, Barjamaj, Ruzgis.

FLAMURTARI: Kaloshi, Bolanos, Janku, Trashi, Beqja, Bangali, Batha, Marku, Kobian, Ememe, Oshafi.

Standings provided by Sofascore

 





Lajmet e fundit nga