web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Festë te Partizani, të kuqtë sigurojnë arritjen e madhe

20 Prill 2025, 17:56, Sport CNA

Festë te Partizani, të kuqtë sigurojnë arritjen e madhe

Partizani B ka siguruar pjesëmarrjen në Kategorinë e Dytë për sezonin e ri futbollistik 2025-2026.

Në takimin final luajtur sot pasdite në stadiumin “Elbasan Arena”, të kuqtë fituan 3-0 me golat e Jatta 15' dhe Contreras 76' , 87' ndaj Turbinës. Një sukses i merituar ky për të besuarit e trajnerit Renaldo Kalari që mbyllin pozitivisht këtë sezon futbollistik.

Partizani B konkretizon kështu në mënyrën më pozitive objektivin e përcaktuar që në fillim të këtij sezoni, falë edhe mbështetjes dhe impenjimit maksimal të të gjithë drejtuesve të klubit dhe veçanërisht të presidentit Gazment Demi.





Lajmet e fundit nga