web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Duka: Sylvinho paguhet nga federata dhe jo nga qeveria, nuk kam parë trajner ta pranojë që i bëri me vonesë zëvendësimet

19 Tetor 2024, 11:37, Sport CNA
Duka: Sylvinho paguhet nga federata dhe jo nga qeveria, nuk kam parë
Armando Duka, Burimi: FSHF

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dhënë një intervistë së fundmi gjatë një dalje televizive, ku ka folur për shumë çështje që lidhen me futbollin në vendin tonë.

I pyetur për punën e trajnerit Sylvinho me Kombëtaren dhe çështjen shumë të diskutuar të zëvendësime, Duka theksoi se nuk ka trajner që e kritikon veten për zgjedhjet që bën me lojtarët.

“Është e vështirë që një trajner futbolli ta pranojë me gojën e vet që bëri ndërrimet me vonesë, apo nuk bëri zgjedhjen e duhur. Nga eksperienca ime kam parë pak që ta pranojnë. Unë jam i bindur që në vetvete gjithkush reflekton. Sylvinho për mua është një trajner që ka dhënë shumë për ekipin kombëtar, që ka një performancë totale pozitive, padyshim që ka gabimet dhe të metat e veta, siç i kemi të gjithë ne”-tha ai.

Teksa, i pyetur nëse Sylvinho paguhet nga qeveria apo nga federata, numri një i FSHF-së theksoi se trajneri ka kontratë vetëm me federatën dhe se paguhet nga ky instistucion.

“Sylvinho ka kontratë me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe paguhet nga FSHF. Këto teoritë e tjera nuk janë me vend. Qeveria shqiptare vërtetë i ka akorduar një fond Federatës Shqiptare të Futbollit për vitin 2024, i cili nuk e di nëse është 700 mijë, më shumë apo më pak, por paga dhe bonuset e Siylvinho-s dhe të ekipit kombëtar janë shumë miliona euro. Nuk besoj se ka ndonjë interes të madh kjo punë. Nëse doni të dini edhe fondet që merr FSHF nga qeveria, për vitin 2024 është diku tek 600 – 700 mijë euro”-shtoi ndër të tjera Armando Duka.

Ndërsa për fitoren ndaj Gjeorgjisë shtoi se ndodhi në momentin e duhur.

“Çdo fitore gjithmonë është e bukur, por kjo vërtetë ishte në një moment të duhur, sepse i shërbente moralit të skuadrës”-deklaroi Presidenti Duka./CNA





Lajmet e fundit nga