web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë shkarkon trajnerin

18 Tetor 2024, 14:57, Sport CNA

ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë shkarkon trajnerin

Gugash Magani nuk është më trajner i Lushnjës. Klubi ka njoftuar shkarkimin e teknikut të njohur, menjëherë pas eliminimit në Kupë nga skuadra e Orikut.

Njoftimi i Lushnjës:

KF Lushnja 1930 dëshiron të informojë të gjithë opinionin futbolldashës lushnjar për ndërprerjen e bashkëpunimit mes klubit dhe trajnerit Gugash Magani! Politikat dhe strategjia e klubit nuk u gjetën në vija të përbashkëta kooperimi me trajnerin dhe për rrjedhojë të dy palët dakordësuan ndërprerjen e kontratës!

KF Lushnja 1930 i përcjell falënderimet më të sinqerta trajnerit për gjithë kontributin e dhënë dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën e tij! Faleminderit Gugash Magani.





Lajmet e fundit nga