web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Epike! Ish-lojtari i Real-it bën tatuazh emrin e vajzës, por kupton se nuk ishte e tij

18 Tetor 2024, 14:10, Sport CNA

Epike! Ish-lojtari i Real-it bën tatuazh emrin e vajzës, por kupton se

Ish-lojtari i Real Madrid-it, Vinicius Tobias, është përballur me një situatë të pazakontë. Futbollisti aktual i Shakhtar Donetsk, pak kohë më parë ndau me ndjekësit e tij lajmin e mirë se do të bëhej baba.

Madje, ai nuk priti që të lindte vajza e tij, por bëri menjëherë tatuazh me emrin e saj. “Maite, të dua”, shkruhej në tatuazhin e mbrojtësit, por ajo që zbuloi më vonë, ishte tronditëse për të.

Partnerja e tij, Ingrid Lima, tregoi se vajza e lindur më 8 tetor, nuk ishte e Vinicius Tobias, por e një burri tjetër, me të cilin ajo kishte pasur marrëdhënie.

Ajo tha se i kishte kërkuar lojtarit që të mos bënte asgjë publike derisa të dilte përgjigjja e ADN-së, por ai nuk e dëgjoi.





Lajmet e fundit nga