web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dinamo triumfon ndaj Elbasanit pas 4 golave

19 Janar 2025, 22:23, Sport CNA

Dinamo triumfon ndaj Elbasanit pas 4 golave

Dinamo mposhti Elbasanin 3-1, në supersfidën e javës së 21-të në Superiore. 

Sukses i rëndësishëm nga ekipi i Ilir Dajës, që vazhdon luftën për titullin kampion. 

Autogoli i Bruno Lulajt, vendosi pjesën e parë. Në minutën e 61-të, ishte Zabërgja i cili i dyfishoi shifrat për dinamovitët pas një kundërsulmi të shpejtë.

Elbasani ngushtoi diferencat me Tsague në minutën e 63-të, por vetëm dy minuta më vonë, Itodo Mandela realizoi të tretin për Dinamon, duke dërguar shifrat në 3-1. 

Me këtë fitore, Dinamo shkon në kuotën e 37 pikëve, në vendin e dytë, po aq sa Partizani dhe Vllaznia. Në krahun tjetër, Elbasani mban vendin e pestë me 28 pikë.





Lajmet e fundit nga