web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Leo Messi shkakton polemika

19 Janar 2025, 15:07, Sport CNA

VIDEO/ Leo Messi shkakton polemika

Leo Messi gjeti golin e parë për vitin 2025, në rikthimin e tij në fushë, pas pushimeve dimërore. Argjentinasi ishte autori i golit të parë për Inter Miami, në miqësoren ndaj meksikanëve të Club America, e cila u mbyll 2-2 në kohën e rregullt, ndërsa nga penalltitë fituan amerikanët.

Messi shënoi me kokë në minutën e 34-t, pas një kosrimi të marrë nga Luis Suarez në zonë. Përveç golit, vëmendje të madhe tërhoqi festimi i 37-vjeçarit.

Pas golit, Messi u kthye nga tifozët duke bërë me shenjë numrin 3, referuar Botërorëve të fituar nga Argjentina. Ai bëri dhe numrin 0, këtë herë për Meksikën, që nuk e ka fituar asnjëherë Kupën e Botës.

Kaq mjaftoi që në rrjetet sociale të shpërthejnë polemikat dhe të nisin përplasjet virtuale mes tifozëve. 





Lajmet e fundit nga