web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Partizani rikthehet te fitorja, mposht Teutën dhe merr kryesimin

19 Janar 2025, 18:19, Sport CNA

Partizani rikthehet te fitorja, mposht Teutën dhe merr kryesimin

Partizani u rikthye te fitorja në kampionat. Të kuqtë e kryeqytetit mposhtën Teutën në transfertë, me rezultatin 2-0, në sfidën e javës së 21-të në Superiore.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekur, ndërsa e dyta ishte tjetër histori. Në minutën e 46-të, Janjeva zhbllokoi sfidën, i ndihmuar edhe nga një devijim.

Në minutën e 77-të, ishte afrimi i kësaj merkatoje, Podstrelov, i cili dyfishoi shifrat duke vulosur fitoren.

Me këtë triumf, Partizani merr vendin e parë me 37 pikë, po aq sa edhe Vllaznia. Në krahun tjetër, Teuta mban vendin e shtatë me 23 pikë.





Lajmet e fundit nga