web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dëmtohet Yildiz, nis “malorja” për Spallettin

31 Tetor 2025, 20:03, Sport CNA

Dëmtohet Yildiz, nis “malorja” për Spallettin

Luciano Spalletti do të bëjë debutimin e tij si trajner i Juventusit këtë të shtunë, në ndeshjen kundër Cremoneses.

Për këtë përballje, bardhezinjtë do të jenë pa Kenan Yildiz, i cili ka shfaqur shqetësime në gju. Stafi teknik ka vendosur ta lërë pushim si masë paraprake, për të shmangur përkeqësimin e dëmtimit.

Në mungesë të tij, pritet që Conceicao të zërë vendin në formacionin titullar. Ai do të formojë treshen e sulmit me Vlahovic dhe Openda.

Ndërkohë, Edon Zhegrova mbetet ende jashtë planeve të Spallettit për këtë ndeshje.

Trajneri italian pritet të testojë disa zgjidhje të reja në fazën ofensive, përpara se të përcaktojë formacionin bazë për javët në vijim.





Lajmet e fundit nga