web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Champions League, shtatë shqiptarë zbresin sot në fushën e blertë

23 Tetor 2024, 09:35, Sport CNA
Champions League, shtatë shqiptarë zbresin sot në fushën e
Champions League

E mërkura pritet të dhurojë spektakël në fushën e blertë.

Raundi i tretë i Champions League vjen këtë të mërkurë me nëntë takimet e mbetura.

Në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube do të zbresin edhe një sërë lojtarësh shqiptarë.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit, Berat Gjimshiti, dhe Atalanta do të përballen me skuadrën e Celtic në “Gewiss Stadium”.

 

Champions League, shtatë shqiptarë zbresin sot në fushën e
Berat Gjimshiti

 

Dinamo Zagreb i sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxhës, do të përballet me Salzburg-un në transfertë.

 

Champions League, shtatë shqiptarë zbresin sot në fushën e
Arber Hoxha

 

Skuadra e Sparta Prague-s, ku aktivizohen mesfushori i Kombëtares kuqezi Qazim Laçi, sulmuesi i Shqipërisë Indrit Tuci dhe dy sulmuesit e përfaqësueses së Kosovës, Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi, do të përballen me Manchester City-n në “Etihad Stadium”.

Champions League, shtatë shqiptarë zbresin sot në fushën e
Qazim Laçi

Sa i përket Lille-s, ku aktivizohet sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, do të përballet me Atletico Madrid në transfertë.

Champions League, shtatë shqiptarë zbresin sot në fushën e
Edon Zhegrova

Ndërkohë, mesfushori i Kombëtares shqiptare të futbollit, Kristjan Asllani, ishte i pafat për këtë raund të Champions League, pasi është i dëmtuar dhe nuk mund të luajë për Inter-in në përballjen me Young Boys./CNA

 





Lajmet e fundit nga