web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bylis dhe Teuta ndajnë pikët pas dy golave në fund

7 Dhjetor 2025, 16:19, Sport CNA

Bylis dhe Teuta ndajnë pikët pas dy golave në fund

Bylis dhe Teuta ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1 në ndeshjen e javës së 15-të në Superiore. Pjesa e parë u zhvillua pa raste të rrezikshme dhe u mbyll pa gola.

Në fraksionin e dytë, loja u bë më dinamike dhe Teuta zhbllokoi sfidën në minutën e 75-të me golin e Boçit, i cili përfitoi nga një gabim në mbrojtjen vendase.

Reagimi i Bylisit ishte i menjëhershëm, me Ibrahim Mustapha që barazoi shifrat në minutën e 81-të pas një krosimi të Sanogos.

Deri në fund, të dyja skuadrat tentuan të shënonin golin e dytë, por pa sukses.  Me këtë barazim, Teuta qëndron në vendin e katërt me 23 pikë, ndërsa Bylis mban vendin e tetë me 14 pikë.





Lajmet e fundit nga