web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bundesliga/ Dortmund dhe Leipzig ndajnë pikët, 9 gola në 4 ndeshje

4 Tetor 2025, 18:06, Sport CNA

Bundesliga/ Dortmund dhe Leipzig ndajnë pikët, 9 gola në 4

Në Bundesligë u zhvilluan katër ndeshje të javës së gjashtë, të cilat prodhuan nëntë gola.

Përballja kryesore mes Borussia Dortmund dhe Leipzig përfundoi në barazim 1-1.

Baumgartner shënoi për Leipzig në minutën e 7-të, ndërsa Couto barazoi shifrat për vendasit.

Pas këtij rezultati, Dortmund mban vendin e dytë me 14 pikë dhe Leipzig ndjek me 13 pikë.

Leverkusen arriti një fitore 2-0 ndaj Union Berlin, falë golave të Poku dhe Kofane.

“Aspirinat” ngjiten në vendin e katërt me 11 pikë pas këtij suksesi.

Në ndeshjet e tjera, Augsburg mposhti Wolfsburgun 3-1, ndërsa Werder Bremen fitoi minimalisht ndaj St. Pauli.





Lajmet e fundit nga