Tensione në Kuvend/ Opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca
Tensione janë regjistruar në seancë plenare, pasi deputetë...
Tensione janë regjistruar në seancë plenare, pasi deputetë...

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, mendon se Shqipëria duhet ta kishte kaluar grupin e Europianit.
Në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, numri 1 i qeverisë së futbollit në vend, deklaroi se gjatë kësaj periudhe, emocionet kanë qenë shumë të mëdha, ndërsa veçoi nga ndeshjet e tjera, atë me Kroacinë.
Duke theksoi se emocionet e përballjes me kombëtaren kroate, nuk i ka përjetuar asnjëherë në jetën e tij.
“Me më shumë zgjuarsi, apo me më pak emocion mund dhe duhet ta kishim kaluar grupin edhe pse kishim në “grupin e vdekjes” siç u etiketua. Emocionet këtë periudhë kanë qenë shkatërruese. Sidomos ndeshjen me Kroacinë, kam menduar se nuk do të shkoj deri në minutën e 90, kështu që imagjino ato tjerët që kanë qenë në fushë. Më shumë emocione se tek ajo ndeshje nuk kam ndjerë asnjëherë në jetën time sepse ishim 1-0, shkonim pranë golit dhe duke e ditur atë teorinë e futbollit që nëse nuk shënon do të pësosh, ajo ma shtonte më shumë ankthin, emocionin dhe faktikisht ndodhi që ata shënuan dy herë. Pastaj ekipi tregoi shumë karakter që e barazoi dhe mund ta përmbyste atë rezultat. Emocioni kryesor ka qenë në atë ndeshje, por Europiani ka shumë emocion dhe prandaj thuhet që duhet eksperiencë. Pikërisht kjo është eksperienca që të menaxhosh emocionet.”, u shpreh Duka.
Presidenti i FSHF, zbuloi edhe arsyen e deklaratave optimiste para Europianit, për të cilat tha se dëshironte që të injektonte besimin te skuadra për një rezultat pozitiv. Duka tha se e njëjta gjë do të bëhet edhe nëse ekipi shkon në Botëror.
“Në disa intervista për mediat italiane, kam thënë që fiton Shqipëria ndaj Italisë dhe të dyja kalojmë grupin. Nuk kam menduar lehtësisht se do të kalojmë grupin. Shumë mirë që keni besuar, sepse keni parë ndeshjen me emocion dhe pritshmëri. Jemi munduar ta injektojmë këtë besim te skuadra ndaj Spanjës. Nuk e injektuam dot, siç kishte bërë Gjeorgjia. Kur të shkojmë në Botëror, ne prap do themi që luajmë për fitore. Ky është objektivi. Të gjithë ata që janë rreth kombëtares, duhet të injektojnë besimin për fitore.”, deklaroi ai.
Një nga temat më të nxehta në Kombëtare, është e ardhmja e trajnerit Silvinjo, kontrata e të cilit ka përfunduar. Duka tregoi se teknikut brazilian i është ofruar kontrata që në muajin janar, por pritet të zgjidhet gjithçka para finales së Europianit.
“Kontrata me trajnerin ka mbaruar pas Europianit. Ne i kemi propozuar rinovimin që në janar. Besoj se tani së shpejti do e finalizojmë. Ne kemi pasur biseda. Secili njeri mendon për veten e tij. Nëse i vjen një shifër marramendëse, edhe mund të shkojë. Kontrata është e përfunduar kur e firmos në letër. Gjasat që të rinovojë, sigurisht që është mbi 50%. Ne bëjmë aq sa mundemi për ta mbajtur, nuk mund të bëjmë më shumë se kaq.
Në karrigen time, duhet të mendosh të gjitha gjërat. Dëshira për ta pasur është aq e madhe, sa ia kemi bërë që në janar ofertën për rinovim. Mbrëmë bëmë një festë të vogël me stafin. Silvinjo iku të pushojë dhe do të rikthehet për të vendosur për të ardhmen. Do vendosim para se të përfundojë Europiani. Do shkojmë ta shikojmë finalen bashkë. Nëse del një klub i La Ligës dhe i jep 5 milionë euro, e ka hallall. Mancini la Italinë, për lekët. Silvinjo si trajneri i Shqipërisë ka fat sepse ka vetëm 10 milion shqiptarë që mendojnë se janë trajnerë. Ai i Brazilit ose një tjetër është më pafat.”
Në fund, kreu i futbollit, theksoi se do të ketë një premio për lojtarët, për barazimin e arritur në Europian, ndërsa zbuloi edhe arkëtimet.
“Kur humbet nuk ka premio, por padyshim për një ndeshje të barazuar mund të ketë. E thashë tani. Të ardhurat nga Europiani janë 9.25 milionë euro. Ka edhe të ardhura nga barazimi, por shpenzimet e Europianit janë më të mëdha.”, u shpreh Armand Duka.
Presidenti i FSHF, Armand Duka, foli për të ardhmen e traj...
Çekia u eliminua nga Europiani, pasi e mbylli në vendin e ...
Gjeorgjia ka shkruar historinë, duke siguruar kualifikimin...
Një episod i veçantë është regjistruar te Franca, pas ndes...
Grupi E, ishte një nga më të bukurit dhe më emocionuesit t...
Klubi i Dritës, ka bërë një goditje të bujshme në merkato....
Mirlind Daku, u pezullua pak ditë më parë nga UEFA me dy n...
Serbia u eliminua nga Europiani, si e fundit e Grupit C. K...
Në Grupin F të Europianit do të luhen këtë të mërkurë dy n...
Kjo e mërkurë rezervon dy përballje tejet interesante në G...
Argjentina bëhet kombëtarja e parë që siguron kualifikimin...
Tirana vazhdon përgatitjet për ndeshjet e turit të parë në...
Anglia regjistroi një tjetër rezultat zhgënjyes në Europian,...
Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, i ka kushtuar fjalë ...
Franca mori një barazim zhgënjyes ndaj Polonisë, me rezult...
Fitorja e Austrisë me rezultatin 3-2 ndaj Holandës, mund t...
Vajza e trajnerit të Shqipërisë, Tati Mendes, është kthyer...
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, u shfaq i lumtur, për atë...
Kombëtarja e futbollit ka mbërritur në Rinas pas eliminimi...
Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, ka reaguar në profil...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...