S’kanë fund telashet për Deshamps, humb Botërorin edhe mbrojtësi i PSG-së
Pas Pogbasë dhe Ngolo Kantesë, përfaqësuesja e Francës hum...

Në fund të fitores me Lacion, Masimiliano Alegri, mund të fryjë gjoksin për herë të parë në këtë kampionat, duke konfirmuar edhe besimin e tij te titulli i mundshëm, nëse Napoli nis të bëjë hapa fals nga janari e në vazhdim. Pas ndeshjes ai tha:
“Napoli po bën një kampionat më vete, për momentin… Fundja, 6 javë përpara kur mendonte te mundësia se ne do të ishim të tretët përpara nisjes së pauzës?! As unë vetë! Kemi bërë hapa gjigantë përpara dhe tani mund të karikojmë bateritë. Djemtë në këtë një muaj e gjysmë të fundit kanë bërë gjëra fantastike.
Nuk ishte e lehtë ndaj Lacios, por u treguam të duruar, kemi mësuar të mbyllim rrugët e pasimeve të kundërshtarëve, të bëjmë një zotërim të mirë topi. Dhe ajo që më pëlqeu më shumë ishte se në pjesën e dytë e rritëm ritmin e lojës. Pastaj hynë edhe Di Maria, Kieza, Paredes… Presim edhe Pogbanë e Vlahoviçin.
Këta janë lojtarë që rrisin ndjeshëm dozën teknike të një skuadre, prandaj nëse i rikuperojmë të gjithë dhe të dëmtuarit kapin edhe një formë të rëndësishme fizike, mund të bëjmë edhe më mirë sesa kaq në vazhdim. Pauza na duhej dhe mendoj se vjen në momentin e duhur.
Kjo do t’i bëjë mirë mbi të gjitha Kiezës dhe Pogbasë, pasi do të kenë kohë që të punojnë siç duhet. Nga janari do të kemi sërish 3 ndeshje në javë dhe unë kam nevojë për të gjithë. Do të ketë hapësirë për të gjithë, sepse kemi edhe Ligën e Europës, një turne të cilit unë dua t’i shkoj deri në fund, ashtu sikurse të gjithë lojtarët e mi.
Zëvendësimet në një vit të ngjeshur si ky bëhen shumë të rëndësishme dhe unë mendoj se kur t’i rikuperojmë të gjithë do të kem fatin që t’i shfrytëzoj edhe më shumë zëvendësimet, pasi kam në dispozicion një grup me një dozë teknike shumë të lartë.
Ken bomber? Më vjen mirë për të. Ka gjetur një ekuilibër mendor dhe mesa duket kishte vetëm nevojë që dikush t’i fliste dhe t’i jepte besim. Tani po punon, po lodhet siç duhet… (qesh) Po rritet si gjithë pjesa tjetër e ekipit dhe unë kam pasur gjithmonë besim tek ai. Çfarë po bën diferencën te Juventusi?
Shkuam 2-0 dhe e kishim ndeshjen në xhep, por nuk doja kurrsesi që të pësonim një gol. Do të isha irrituar shumë, sepse është pjesë e rritjes. Ndërkohë ne shënojmë edhe të tretin në fund dhe këto gjëra më bëjnë shumë të lumtur. E them këtë, sepse akoma askush, as unë i pari nuk e kemi parë ende në aksion potencialin e vërtetë të këtij Juventusi”, përfundoi trajneri 55-vjeçar.
Pas Pogbasë dhe Ngolo Kantesë, përfaqësuesja e Francës hum...
Ka startuar në orën 13:00, në stadiumin “Arena Egnatia”, der...
Sioni është mundur me përmbysje me rezultatin 2-7 në s...
Luhen dy duelet interesante në javën e 10-të të Kategorisë...
Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani, foli në konferenc...
Një lajm aspak të mirë ka marrë Kukësi sa u takon një prej l...
Nisin dy duelet interesante në javën e 10-të të Kategorisë...
Ka startuar në orën 13:00, në stadiumin “Arena Egnatia”, d...
Ditën e sotme do të luhen dy ndeshjet e fundit të javës së...
Në Kategorinë e Parë do të luhet një nga supersfidat e saj...
Do të startojë në orën 13:00, në stadiumin “Arena Egnatia”...
Skënderbeu rigjen kapitenin pas një muaji mungesë. Vangjel Z...
Kategoria e Parë do të mbyllë javën e 10-të me dy duele in...
Ndeshja e fundit mes Tiranës dhe Egnatias ka hapur debate në...
Dopieta në “Gewiss Stadium” e dërgoi Edin Xhekon në kuotën e...
"Barazimi do të konsiderohej një humbje". Një fjali e shqi...
Kategoria Superiore do të ulë siparin e javës së 12-të me ...
Është edhe një herë 4 korriku i vitit 1990. Jeni duke parë...
Pas portierit të Polonisë Dragovski, një tjetër futbollist...
Kristiano Ronaldo nuk ka duruar dot më, teksa ka shpërthye...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...