web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Temperaturat deri në 34 gradë Celsius/ Moti për ditën e sotme

28 Korrik 2025, 07:10, Sociale CNA

Temperaturat deri në 34 gradë Celsius/ Moti për ditën e

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas SHMU, moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët kryesisht në veri e qendër të vendit.

Në relievet e larta kodrinore-malore priten shtrëngata afatshkurtra të izoluara.

Era e lehtë do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 9 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 34 gradë Celsius./ CNA





Lajmet e fundit nga