web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ditë përvëluese/ Ja sa do të shënojë termometri për ditën e sotme

26 Korrik 2025, 08:13, Sociale CNA

Ditë përvëluese/ Ja sa do të shënojë termometri

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në relievet malore në verilindje e juglindje.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë 7- 9 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 43 gradë Celsius sipas SHMU./ CNA





Lajmet e fundit nga