LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrebeshe pothuajse në të gjithë territorin/ Moti për ditën e sotme

12 Shkurt 2024, 07:16, Sociale CNA
Rrebeshe pothuajse në të gjithë territorin/ Moti për
Foto ilustruese

Për ditën e sotme moti do të jetë i paqëndrueshëm, me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e rrebesheve afatshkurtra dhe shtrëngatave në pothuajse të gjithë territorin.

Reshjet e borës do të jenë me intensitet të ulët përgjatë maleve në veri, verilindje dhe juglindje të vendit.

Era në pjesën më të madhe të ditëve do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 1-8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri 16 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Mjegulla dhe mjegullina do të jenë prezente gjatë orëve të mëngjesit në zonat luginore dhe pjesërisht zonat e ulëta./ CNA

Lajmet e fundit nga